Kishte lirinë dhe lumturinë që i rrezatonte/ Ard Daullxhiut iu plotësua dhe dëshira e fundit…

Ard Daullxhiu u nda nga jeta pak ditë më parë për shkaqe natyrale. Ardi ishte një personazh i dashur për publikun, që e njohu përmes emisionit “Zonë e Lirë”. E në nder të tij, stafi i Arian Çanit kishte përgatitur një përmbledhje me momentet e tij më të bukura në program. Por përse njerëzit e donin kaq shumë Ard Daullxhiun? Kësaj pyetje u përpoq t’i jepte përgjigje Arjan Curi.

Arian Çani:…Ard Daullxhiu që s’është më, përse njerëzit e donin kaq shumë dhe pse gëzoheshin kur ai vinte në studion time?

Arjan Curi: Sepse njerëzit nuk mund të bëjnë dot ndryshe përveçse të krahasojnë veten me të tjerët. Njerëzit ndihen mirë kur shohin poshtë tyre që ka njerëz më keq sesa ata, më të varfër sesa ata, më pak të mençur sesa ata, dhe ndihen mirë.

Sikundër ndihen keq kur shohin sipër tyre që ka njerëz më të pasur sesa ata, më të bukur sesa ata, më të mençur sesa ata. Ndërkohë kishte dhe një karizmë të veçantë Ardi, i cili ishte njëlloj personi i gëzuar në veten e vet dhe i lirë. Pra kishte dy elementë, lirinë dhe lumturinë që i rrezatonte. Sigurisht pastaj ishte dhe një person argëtues, i cili kur e shikon në TV të bën edhe për të qeshur.

Tani që shihja këtë homazhin që i ke bërë ti, unë vura re që Zoti ia plotësoi dëshirat. Sepse ai donte të kishte një grua, një familje dhe të bënte dhe një vajzë. Dhe Zoti ia dha siç i deshi ai. Pra ai pa veten edhe të martuar dhe të trashëguar me një vajzë. Ishte besimtar dhe teologjikisht njerëzit të cilët kanë njëlloj mungese inteligjence, e kanë të sigurt parajsën.

Sepse shpirti i tyre, është si shpirti i një fëmije, nuk kalojnë dhe nga gjykimi. Nuk e di si e kanë myslimanët, por në Krishtërim njerëzit që janë sprovuar me një paaftësi mendore po themi, kalon direkt dhe shkojnë në parajsë. Kështu që edhe ajo dëshira e tij që ai e tha dhe predikoi që ne do shkojmë të gjithë te Zoti edhe kjo dëshirë e fundit iu plotësua…”/tvklan.al

Apeli i babait të Artemisit të zhdukur në Greqi /Reagon pas letrës anonime mbi fatin e së bijës: “Mos u tallni me dhimbjen tonë”

Një person anonim i dërgoi një letër avokatit të familjes së 19-vjeçares shqiptare të zhdukur Artemis.Në letrën, e bërë publike në një emision greke, shkruhet se Artemis mbahet peng nga dy burra kundër dëshirës së saj dhe familjes iu kërkuar të mos flisnin publikisht për të bijën.

“Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vasilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohej në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë është bërë pak ditë më parë për faktin se çështja është rikthyer dhe po shfaqet në kanale televizive. Ndaloni së publikuari informacione në publik pasi ata po ju monitorojnë”, shkruani anonimi.

Babai i Artemis Vasilis, Jani, i cili ndodhej në studion e emisionit u bëri apel atyre që e dinë realisht çfarë ka ndodhur të flasin dhe të mos tallen me dhimbjen e familjes së tyre.

Na telefonojnë edhe natë, thonë “shko në atë vend, do gjesh Artemisin”. I kërkoj të respektojnë dhimbjen tonë. Kjo që po kalojmë nuk duhet t’i ndodhë njeriu”, tha ai.

Në letër, personi anonim jepte koordinatat e një banesë ku sipas tij ishte mbajtur me forcë 19-vjeçarja shqiptare. Gjithashtu pretendon se burrat që e kanë marrë peng kanë vrarë dy persona, një burrë dhe një grua, duke dhënë koordinatat e varreve të tyre.Pronari i banesës, ku sipas letrës kishte qëndruar Artemis, foli për emisionin “Dritë në Tunel”, ku u shpreh: “U befasova, kur më thanë se do bënin kërkime në shtëpinë time dhe u trondita kur mësova se bëhej fjalë për vajzën e zhdukur. Kanë kontrolluar gjithandej”, tregoi ai.

Nëna ngre alarmin: “Më ka humbur vajza 27-vjeçare,u largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Një 27 vjeçare nga Elbasani është zhdukur pa lënë gjurmë. Ka qenë e ëma e vajzës e cila ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se e reja ishte larguar nha shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Tashmë Policia e qytetit të Elbasanit ka filluar kërkimet për gjetjen e shtetases Dh. A., 27 vjeçe. “Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasja L.Z., 54 vjeç se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja Dh. A., 27 vjeçe dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

E rëndë në Greqi/ Gruaja shqiptare gjendet e vdekur brenda dhomës së gjumit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gizi të Athinës. Një 62-vjeçare me origjinë shqiptare është gjendur e pajetë. Gruaja u gjet e vdekur në dhomën e gjumit nga punonjësit e ndihmës së shpejtë. Ambulanca erdhi në shtëpinë e 32-vjeçares pasi u njoftua nga burri i saj, i cili po kërkohet nga autoritet vendase i dyshuari kryesor për këtë krim.

Theksohet se porta e shtëpisë nuk ka pasur ndonjë shenjë ndërhyrje nga jashtë.

Sherr me thika te Kisha e Laçit, një i plagosur niset drejt traumës

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të personave në kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njëri prej tyre është plagosur dhe është nisur drejt spitalit te traumes ne Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.I plagosur është shtetasi Arben Margjini, 52 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë po policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

U kap duke kryer ndërtime pa lejë në shtëpinë e tij/ Policia procedon 62 vjeçarin nga Pogradeci

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin K. S., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua në lagjen nr. 4, Pogradec, duke kryer punime përpara banesës së tij, pa leje.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Tranportonte në kamionçinë bagëti pa dokumentacion/ Procedohet 58 vjeçari nga Belortaja …

Një 58-vjeçar është proceduar penalisht, pasi u kap duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, disa krerë bagëti të imëta, pa dokumentacionin përkatës. Shtetasi me iniciale D. Xh., akuzohet për veprën “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal, për veprën “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. Ky shtetas, ditën e djeshme, u konstatua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, në afërsi të fshatit Lajthizë, Pustec, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, disa krerë bagëti të imëta, pa dokumentacionin përkatës.

E rëndë/ Gjendet një kufomë njeriu e dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet…

Një trup i pajetë në gjendje të depompozuar është gjetur këtë të shtunë pranë kufirit me Greqinë në Kreshovë, Kolonjë. Policia njofton se kufoma është gjetur nga dy barinj të zonjës. Nga këqyrja e jashtme është i pamundur të bëhet identifikimi i kufomës.Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Identifikimi i viktimës mund të bëhet vetëm nëpërmjet ADN. Dyshohet qe viktima te kete vdekur aksidentalisht, pasi terreni ku është gjetur është shumë i thyer, sipas burimeve policore.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot provimi i dytë i Maturës /33 mijë studentë testohen për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë…

Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Studentët do të kenë dy orë e gjysmë kohë, pasi provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30. Maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor Lënda me Zgjedhje. Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin studentët. Përgjigjet e provimit do të dalin jo më vonë se 30 qershori.

E rëndë/ Gjendet i vdekur një person, dyshohet të jetë vrarë me thikë…

Një tragjike është regjistruar në Fier. Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete Petraq Gjika 67 vjeç, banues në Daullas.Ky i fundit ka qënë i punësuar roje te serat dhe mësohet se është vrarë me thikë nga një person ende i paidentifikuar.Mbeten të paqarta shkaqet e vrasjes së sotme, por vendi ku është vrarë Petraq Gjika ruhet edhe me kamera sigurie.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.