Vjedhje epike në Durrës/ Vlonjati le Audi-n A7 ndezur dhe ikën në tualet, kur kthehet nuk e gjen më…(Detaje)

Durrës | Më datë 09.06.2022 shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të një kolegji, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur.Ai ka dalë jashtë tij për të kryer nevoja personalet dhe kur është kthyer s’e ka gjetur më makinën, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërsa 31-vjeçari vlonjat tha për policinë:

“U nisëm dy makina drejt Tiranës nga Vlora. Sa hymë në autostradë në Durrës ndalova për të kryer nevojat fiziologjike. Makinën e lashë hapur e me çelës ndezur. Dy persona e morën, por ishte errësirë dhe nuk munda t’i dalloja”, mësohet se ka thënë 31-vjeçari.

Për ngjarjen e ndodhur dje në Durrës, policia vazhdon hetimet dhe deri tani s’ka asnjë informacion. Në të shumtën e rasteve, makinat e vjedhura nuk gjenden kurrë.

Advertisement