Policia e Dillenburgut, Gjermani motivon Komisariatin e Policisë Pogradec: “I dhuron 1 pajisje vëzhguese të tipit “Dron”(Foto)

Falë frymës bashkëpunuese dhe mbështetjes të veprimtarisë së Policisë Shqiptare, Shefi i Policisë së Dillenburgut, Gjermani Thomas Gass, i dhuroi Komisariatit të Policisë Pogradec, një pajisje vëzhguese të tipit “Dron”.

Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Oltion Agolli, në fjalën e tij ka falenderuar përzemërsisht homologun gjerman dhe ka vlerësuar këtë donacion, si tregues të forcimit të partneritetit midis dy strukturave.

Njëkohësisht ai u shpreh se kjo pajisje, do t’i vijë në ndihmë personelit të Komisariatit, për kontrollet e ushtruara kryesisht në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të vështira dhe zona të thella malore, por edhe në çdo veprim tjetër policor/hetimor që do të kryet me qëllim goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme. 👮🇦🇱 🤝 🇩🇪👮
#Thank_You

Advertisement