Babai i vendosi emrin Alban/ Këngëtari italian Carrisi: Shqiptarët e shpëtuan tim atë nga vdekja…një vend që me jep dashuri”

Këngëtari i mirënjohur italian Albano Carrisi ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë. Albano Carrisi është shprehur se ka qenë i ati, ai i cili ka qenë në vendin tonë në një periudhë tragjike për Shqipërinë ndërsa tregon se kur i ati i ka kërkuar që të vijë në Shqipëri është ndeshur me të gjithë bukurinë e vendit, por edhe me ashpërsinë e epokës për shkak të zgjedhjeve politike në vend.

Fineldi: Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?

Albano Carrisi: Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Alketa Vejsiu: Histori e bukur.

Albano Carrisi: Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë./tvklan.al

Dardani: Cila ishte përshtypja jote e parë kur erdhe në Shqipëri?

Albano Carrisi: Babai im në një periudhë tragjike ka qenë këtu në Shqipëri dhe kisha dëgjuar prej gojës së tij shumë fjalë për Shqipërinë dhe kisha shumë kuriozitet që të vija. Kur babai më kërkoi që të vija këtu, zbulova bukurinë e këtij vendi dhe gjithë ashpërsinë e gjithë epokës për shkak të zgjedhjeve politike, por është një vend që e lejon veten që të jetë i dashur dhe të japë dashuri.

Dardani: Ti vjen shpesh në Shqipëri, çfarë është Shqipëria për ty?

Albano Carrisi: Unë jetoj përballë Shqipërisë. Kur hipi në tarracën time dhe bëj një të bërtitur, jehona e Shqipërisë kthehet mbrapsht./tvklan.al

Advertisement