“Dëshirat dhe lutjet do të dëgjohen për të gjithë…”/Rama poston pamjet nga pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout…

Kryeministri Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç, me rastin e mbylljes së 13 të Martave të shenjta.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES 🙏
dhe me besimin se në këtë ditë të shënuar të mbylljes së pelegrinazhit të përvitshëm të 13 të Martave në Kishën e Shën Ndout, dëshirat dhe lutjet do të dëgjohen për të gjithë pelegrinët nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët pavarësisht besimeve të ndryshme fetare, i drejtohen çdo vit këtij vendi të shenjtë me përuljen para Zotit, ju uroj një javë të mbarë

Advertisement