“S’mban më ujë pilafi”/ Shqipëria ngrihet kundër rritjes së çmimeve ,nesër protestë poshtë zyrës së Ramës…

“S’mban më ujë pilafi”, është slogani për thirrjen e shpërndarë në rrjet për të ftuar qytetarët ditën e nesërme të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.Protesta është njoftuar të nisë nga sheshi “Skënderbej” në orën 18:00 të pasdites së nesërme dhe marshimi do të vijojë në drejtim të kryeministrisë.News 24 pyeti disa qytetarë në lidhje me këtë thirrje. Ata thonë që do të bashkohen në protestë pasi situata është bërë e papërballueshme.

Gjithçka ka shkuar në stratosferë.

Patjetër që po as diskutohet që do të marrim pjesë. Duke filluar te nafta, te çmimet e shportës. Ekonomia në treg është zero. Rritja e çmimeve është fatkeqësi kombëtare. Vetëm të japë dorëheqjen qeveria”, shprehen disa prej tyre.

Advertisement