Ende nuk mbushem me frymë”/ E bija e Bujar Nishanit prek me mesazhin për…

Më 28 maj u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-presidenti, Bujar Nishani. Ai ndërroi jetë në një spital privat në Gjermani. Aty ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit ka reaguar pak orë më parë përmes një postimi në Instastory. Fiona ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit. Një moment ky i paharrueshëm për të.

“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona mbi foton që ka shkrepur një moment të paharrueshëm me babain e saj tashmë të ndjerë.

Advertisement