Nuk shënoi dot për Shqipërinë/ Sulmuesi i kombëtares shënon“gol” në lidhjen romantike(Foto)

Kombëtarja shqiptare luajti në qershor ndeshjet ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve, dhe doli vetëm me 1 barazim nga Islanda. As në miqësoren me Estoninë, djemtë e Rejas nuk morën fitore(0-0). Ndeshjet e përfaqësueses kuqezi kanë sjellë në vëmendje legjionarët. Uzuni ka qenë pa fat që prej transferimit te Granada, që ra një kategori më poshtë në Spanjë. Pa fat me ekipet në futboll, por jo në dashuri.

27- vjeçari duket se po kalon lidhje romantike me bukuroshen Uarda Hyseni. e cila në fakt nuk është shumë e njohur për publikun. 20-vjeçarja e ka ndjekur sulmuesin dhe në sfidat e fundit me Kombëtaren, teksa ka qene e pranishme në stadiumin “Air Albania”.

Uzuni i shkruan “Të dua” në postimin e fundit, ku ajo ka postuar nga stadiumi “Air Albania” me fanelën e tij veshur, gjatë ndeshjes me Izraelin. Kujtojmë se Uzuni u transferua në janar te Granada, ekip i rënë në Segunda Divizion dhe Myrto për fat të keq s’do luajë dot në elitën e Spanjës sezonin e ri.

Advertisement