Pamjet nga Kievi/ Rama i shoqëruar nga Spiropali dhe Fuga vizitojnë kryeqytetin ukrainas(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic kanë bërë ndalesën e tyre të parë në qytetin e vogël Borodjanka afër Kievit. Në pamje duken pallatet e shkatërruara nga bombardimet. Vetë Abazoviç që ka shpërndarë disa video në rrjetin social Facebook, ndërkohë që vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e dy liderëve nga Ballkani në Ukrainë që pas fillimit të luftës.

Gjatë vizitës Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Takimi me Zelensky

Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky. Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.

Advertisement