Sunny Hill në Tiranë/ Zbulohet lokacioni ku do të mbahet festivali i famshëm që starton në javën e parë të gushtit..

Një lajm suprizë u konfirmua mbrëmjen e djeshme, pasi aktiviteti “Sunny Hill” u zhvendos nga Prishtina në Tiranë.Gazeta Express raporton se aktiviteti do të zhvillohet në Liqenin Artificial të Tiranës. Do të jetë pikërisht kjo zona kur të rinjtë nga Shqipëria, Kosova e më tej do të ndjekin nga afër koncertin e organizuar nga familja e këngëtares së njohur Dua Lipa. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

Advertisement