Çmendet nëna shqiptare: “Rran fëmijën 2 vjeç derisa ndërron jetë, ushtron dhunë edhe mbi binjakun…

Një 32 vjeçare shqiptare është vendosur në pranga nga policia spanjolle pasi akuzohet se ka vrarë djalin e saj 2 vjeçar. Sipas mediave spanjolle ditën e shtunë shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej i pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar. Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar

Djali 2 vjeçar u dërgua në spitalin e Alicante-s, ku u kryen analizat radiodiagnostike që vërtetuan se për shkak të llojit të dëmtimeve të pësuara, veçanërisht frakturave, nuk bëhej fjalë për një aksident, por për vrasje…të dhëna që nuk përputheshin me versionin e nënës.

Ndërkaq, fëmija tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital pasi ka pasur mavijosje në të gjithë trupin e tij, të ngjashme me ato të 2 vjeçarit.

Nëna u arrestua dhe më pas është lënë në burg, ndërsa ka tentuar edhe të vetëvritej.

Advertisement