Policia arreston 30-vjeçaren nga Shkupi /Gjatë kontrrollit në Qafë Thanë iu gjetën doza Cannabis në valixhe…

Një shtetase nga Maqedonia është arrestuar ditën e sotme pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganën e Qafë Thanës, në bagazhet e saj, policia gjeti disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. E reja është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Shtetasja me iniciale M. K., 30 vjeçe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 30 vjeçe, banuese në Shkup, Maqedoni e Veriut, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bagazhet e kësaj shtetaseje, iu gjetën e iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rrethit gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Advertisement