Përleshje me thika në Gjermani/ Vritet 24-vjeçari Shqiptar

Hamburg, Gjermani I riu që shihni në foto është Blerim Kola, 24-vjeçari shqiptar që u vra me thikë nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se të dy kishin njohje mes tyre dhe ishin takuar për të sqaruar konfliktin. Sherri degradoi dhe 36-vjeçari maqedonas goditi me thikë shqiptarin. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, por humbi jetën. Ndërkohë maqedonasi ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Shkaqet e sherrit mes tyre nuk janë sqaruar ende. Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar.

Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm, por më pas janë liruar nga paraburgimi.

Ibrahimoviç është unikal/ Bëhet gati të firmosë edhe sezonin e ardhshëm për Milan…

Zlatan Ibrahimoviç do të vijojë karrierën e tij te Milani edhe sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, sulmuesi suedez, i cili ndodhet në skadencë kontrate do të rinovojë me kuqezinjtë. Nuk ka nxitim për nënshkrimin e kontratës sepse sulmuesi 40-vjeçar ndodhet me pushime me familjen dhe po vijon punën për rikuperimin nga ndërhyrja kirurgjikale.

Rikthimi i tij në fushë është planifikuar për në fillim të vitit 2023.

Marrëveshje pritet të finalizohet në parim me një pagë “simbolike” prej rreth 2 milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat e shënuar.

Në sezonin që përfundoi, Ibrahimoviç u aktivizua në total me Milanin në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte dhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

Investitorë strategjik apo ‘hajdutë’ të pronës publike?!

Nga Endri Shabani

Bej 22 vite shkolle per te permbushur kualifikimet e nevojshme per tu bere pedagog. Bej 10 vite te tjera pune per te marre eksperience profesionale. Konkuroj per nje vend pune. Pasi fitoj vendin e punes, punoj mbi 40 ore ne jave. Dhe per cdo qindarke qe fitoj, i paguaj shtetit 15% tatim. Shkon tjetri pa shkolle, pa kualifikim, pa konkurim, ha nje dreke me Ramen, dhe kthehet ne ‘investitor strategjik’.

Token ia sigurojme ne, rrugen ia shtrojme ne, infrastrukturen energji-uje ia ndertojme ne, dhe ne fund ai paguan 0 tatim mbi leket qe fiton nga biznesi qe kryen. Cfare dreqin eshte kjo?! Si mund te justifikohet kjo?! Ne nje shtet normal ndihme ekonomike iu jepet atyre qe jane ne nevoje, jo oligarkeve. Ne nje shtet normal, kur ka nje krize ekonomike, barra ekonomike ndahet ne menyre te drejte dhe te barabarte. Dhe qe te kishim nje ndarje te drejte ‘investitoret strategjik’ apo ‘oligarket’ duhet te paguanin 1000 here me shume taksa se sa nje pedagog. Dhe jo 0 lek!!!

1) E para sepse ata kane me shume para se te gjithe ne te tjeret te marre sebashku.

Vetem 90 banore te nje lagjeje ne kodrat e Tiranes kane te depozituar ne banke 3.1 miliarde Euro.

Te gjithe shqiptaret e tjere te mbledhur bashke, kane te depozituar 2.6 miliarde Euro.
2) E dyta sepse ata perfitojne me shume nga pasuria publike, nga infrastruktura publike dhe nga rendi publik.

Nderkohe qe neve nuk po na dalin parate as te paguajme shezlongjet ne jug, atyre iu falen plazhe te tera publike. Nuk ka asnje logjike normale qe te justifikoje kete qe po bejne keta! E vetmja logjike qe ben sens eshte nese i konsiderojme si ‘hajdute’ te prones publike. Sepse, vetem hajdutet marrin ate qe nuk iu takon dhe nuk paguajne asnje here taksa per ate qe fitojne.

Moskultivimi i Kanabisit/ Gledis Nano : “Korça shëmbull i mirë edhe nga tradita …t’i qëndrojmë fort kësaj pune !”

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e ka konsideruar Korçen si një zone me traditë dhe kulturë në pasjen e rezultateve shume të mira përsa i përket moskultivimit të kanabisit. Po ashtu ai u ka kërkuar bashkëpunimin e mëtejshëm të strukturave per rruajtjen e ketij standarti .

Gledis Nano tha:

U përmend dhe që Korça ka një traditë dhe një kulturë dhe kjo e ka ndihmuar shumë në pasjen e këtyre rezultateve shumë të mira në drejtim të moskultivimit. Unë dua të shtoj, përveç kësaj, që nëse do të provojmë ta lëmë pak në rënie të lirë, nuk do të jetë ky rezultat, sepse përveç personave që do të tentojnë të kultivojnë, besoj që do të ketë edhe persona të tjerë që do ta organizojnë kultivimin dhe Korça nuk do të jetë më në këto nivele që është sot. Nisur nga kjo, ne do t’i qëndrojmë fort, me shumë vendosmëri, kësaj pune që po bëjmë, me shumë seriozitet dhe profesionalizëm. Një aspekt tjetër që unë dua të vlerësoj në punën e bërë deri tani është edhe tentativa për trafikim të kanabisit. Ka pasur disa raste që janë goditur në tentativë për të dalë nga kufiri, dhe kjo është një punë shumë e mirë e bërë, për t’i treguar çdo individi dhe grupi që as nuk e kultivoni dot, as nuk e shisni dot afër shkollave dhe as nuk e trafikoni dot. Individë që ndoshta deri dje janë marrë me këtë punë, sot duhet të jenë të qartë se ka edhe “Jo, nuk bëhet kjo punë!”. Ndoshta u vjen çudi të gjithë këtyre individëve sepse janë mësuar me të tjera qasje, por është si puna e asaj gjobës që prodhon radari elektronik dhe nuk ke punë fare me oficerin e Policisë edhe nuk ka negociatë me atë radar, prodhohet gjoba dhe të vjen me zarf në shtëpi. Nuk ka asnjë negociatë, me askënd, në Policinë e Shtetit dhe nuk ka asnjë diskutim se ne do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj pune. Qëllimi ynë i përbashkët është të kemi një ambient sa më të pastër dhe me sa më pak krime, sa më të qetë për në që jetojmë këtu dhe për të gjithë ata turistë që duan të vizitojnë apo të kalojnë pushimet në qarkun e Korçës apo dhe më gjerë në qarqe të tjera të vendin tonë.

Njihuni me motin …shi, stuhi, breshër dhe… diell/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën…

Temperaturat në Shqipëri do të vijojnë të mbeten normale për stinën edhe përgjatë kësaj fundjave ku nuk pritet të shkojnë më shumë se 34 gradë celcius, që janë temperatura lehtësisht mbi mesataren shumë vjeçare.Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka “pushtuar” Europën nuk do të prekë drejt për drejtë Shqipërinë. Gjithashtu sipas tyre të shtunën dhe të dielën nuk do të mungojnë as stuhitë e breshërit në zonat malore në juglindje të vendit.

Ndërkohë që fundi i muajit qershor pritet të sjellë një rritje graduale të temperaturave sa i përket vlerave të larta, të cilat parashikohen të shkojnë deri në 38 gradë celcius.Sinoptikania Lajda Porja, ka njoftuar se tashmë ndodhemi në kushtet e një klime si në pranverë, ku lagështira në ajër është mëse e pranishme.

Këtë javë në vendin tonë do të jetë një mot me kalime të ndjeshme vranësirash, rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante.

Porja gjithashtu bëri me dije se ka një rënie të temperaturave, deri në vlerën 31 gradë C. Ajo paralajmëron rrebeshe në zonat juglindore, kryesisht në qarkun e Korçës, duke thënë se do të jenë në rrezik tokat e mbjella.

U penduan/ Pas 30 viteve, hajdutët kthejnë këmbanat e Kishës së Shën Kollit të Rehovës dhe Shën Merisë…

Para 30 vitesh, kambana e Kishës së Shën Kollit në Rehovë u vodh dhe asnjëherë më pas nuk u gjend. Hajdutët e penduar kishin parë të arsyeshme për ta kthyer në vendin e duhur dhe e kishin vendosur në ambientet e Kishës së Shën Thanasit, që ndodhet në rrugën Ersekë – Rehovë. Njëkohësisht është kthyer së bashku me të dhe kambana e Kishës së Shën Merisë të Gostivishtit. Të dyja janë lënë në mes të Kishës së Shën Thanasit që po ndërtohet përgjatë rrugës së Rehovës.

Policia bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 589 shoferë,4 prej tyre iu heq patentën(Video)

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 589 drejtues mjetesh📝

4 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.

23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 3 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 171 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 138 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 244 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓

Iu kërkojmë, e lypim votën/ Erion Braçe shkund Parlamentin: “Bujqit po i trajtoni si skllevër, maskarenj, po talleni me gjakun e tyre!”

Me tone të larta, gati duke iu hakërryer misnistres së bujqësisë, të mazhoranës që edhe vetë i përket, deputeti socialist, Erion Braçe foli ashper në fjalën e tij në parlament. Kur erdhi radha për të diskutuar një projekt-ligj të propozuar nga Agron Duka, që kishte në thelb situatën e bujqve shqiptarë, Braçe nuk u përmbajt:

“Bujqësisë shqiptare i duhet bursa me qëllim që bujku të marrë mundin e djersës së tij. E kuptoj që tani vajti vakti i drekës e të gjithë kanë ikur për të ngrënë. Me pjatën përpara, këtej dhe andej më vjen të kujtoj që ajo domatja kushton 30 lekë/kg në arë. Gruri që ka ngelur 8 muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi kushtonte 36 lekë/kg. 4, 5, 6, 7 lekë në humbje. Për çdo rendiment më poshtë humbja është më e madhe. Çfarë t’i them atij bujkut kur shikoj faturën e një prej 4 të mëdhenjve që importojnë grurë nga Serbia, që e sjell me 345 euro toni e del me kosto 51 lekë, ndërkohë që kanë grurë në Tërbuf e mund ta blejnë me 42 lekë. Si ka mundësi që nuk dëgjon njeri? Dhe nuk reflekton askush për këtë fakt.

Për çfarë i doni ato njerëz, që të mos e punojnë tokën? Të shkojnë në Veria apo Siçili si skllevër atje e të mos mbjellim tokat këtu? Grurin ta blejë shteti e të mos i lërë ata njerëz nën hyqmin e tregtarëve grabitçarë. Tregtarëve grabitçarë që kemi iu kemi dhënë para nga buxhet i shtetit për të ndërtuar kapacitetet magazinuese e tani tallen me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Ky është problemi. Nga 32 lekë kg shalqinit, dje e pashë vetë në 24 lekë për kg. Po çfarë ndodh more brenda një dite? Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe thojnë po pse…, s’po e them fjalën, do t’u japim para atyre fshatarëve? Dhe këta janë bujqit, që na votojnë ne. E kërkojmë, e lypim votën ne tek ata. U gëzova që dëgjova që do zerohet tatimi për pagat deri në 500 mijë lekë, por një pyetje kam: A ka vlerë fjala në këtë parlament?

Se jemi vetëm 5 muaj nga diskutimi i paketës fiskale, ku u zerua tatimi deri në 40 mijë lekë dhe unë e thashë që është e vonuar e duhet të shkojmë në një trend tjetër. U mohua, u kundërshtua, u kundërvotua dhe tani vijmë pas 5 muajsh e themi do ta bëjmë tatimin zero për 500 mijë lekë. Sinqerisht a ka vlerë fjala këtu?”. Ai u duartrokit dhe nga opozita.

Po punonte tokën/ 22-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital por…

Një 22-vjeçar nga fshati Konisbaltë në Dimal (Ura Vajgurore) është goditur nga korrenti teksa po punonte me autokombajë.Bojken Danushi 22 vjeç ishte duke punuar tokën me autokombajnë kur e zuri korenti. Mësohet se autokombajna ka kapur në telat e tensionit të lartë dhe rryma elektrike ka goditur të riun që ishte në drejtimin e mjetit.

I riu është dërguar në spitalin Rajonal të Beratit ku ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore dhe mjekët po mundohen ta mbajnë gjallë në jetë.

Në vendngjarja kanë shkuar edhe forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes,që sipas policisë,është ngjarje aksidentale.

E pazakontë në Klocë të Maliqit/ 47-vjeçari kërcënon infermierin e fshatit …i gjendet thikë, levë dhe sëpatë !

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 47-vjeçar. I arrestuari është shtetasi R.Gj i cili ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati ka kërcënuar me thikë dhe sëpatë për shkak të detyrës, shtetasin B. R., me detyrë infermier.

Njoftimi i Policisë :

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati, ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R., me detyrë infermier. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Nis punimet Forumi i Prespës për Dialog

Udhëheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot e nesër në Forumin e Prespës për Dialog, që zhvillon punimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Tema e forumit është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”.

Nismëtar i ngjarjes është presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe presidentët apo kryeministrat e Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Nga personalitetet ndërkombëtare marrin pjesë: kryetari i Këshillit të Evropës, Charles Michel, komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo, si dhe sekretarja e përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Schmid.

Personalitete nga komuniteti akademik, biznesi, media dhe sektori qytetar do të marrin pjesë po ashtu.

Këtë vit, Forumi i Prespës për Dialog përkon me katërvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund një kontesti për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Marrëveshja e Prespës, e cila është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, i ka hapur më pas rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas autoriteteve në Shkup, Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t’i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike.

Por, në opinionin publik ka mendime të ndara nëse Marrëveshja e Prespës, krahas largimit të bllokadës për anëtarësim në NATO, i ka hapur edhe perspektivat e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, vazhdimisht kritikon pushtetin për ndryshimin e emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut – pa marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për integrimin evropian.

Vasko Naumovski, ish-zëvendëskryeministër për Çështje të Integrimeve të Maqedonisë së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se Marrëveshja e Prespës i ka zhgënjyer qytetarët.

“Tani, disa vite më vonë, ne shohim se të gjitha ato pritje ishin joreale, gjë që në formë plotësuese e përforcon ndjenjën e frustrimit te qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dëshpërimin nga procesi i përgjithshëm i integrimeve”.

“Nëse edhe më tej mbetet e paqartë perspektiva evropiane, vlerësoj se do të përforcohen të gjitha tezat se Marrëveshja e Prespës duhet të pësojë adaptime të caktuara”, thotë Naumovski.

Por, sipas ish-diplomatit Muhamed Halili, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës paraqet një hap shumë të rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Halili thotë se zhvillimet në Ukrainë, pas pushtimit rus, vënë edhe më shumë në shprehje rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, e cila ka mundësuar integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Imagjinoni ju që në këtë fazë të krizës ukrainase, Maqedonia e Veriut të mos ishte shtet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s! Dhe, me një strukturë të tillë të dobët financiare, ekonomike, ushtarake, a do të mund t’u bënte ballë synimeve ruse për zgjerim, jo vetëm në atë pjesë të Rusisë së dikurshme, por edhe në Ballkan…”, thotë Halili.

Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Edhe pse ka hapur dyert për fillimin e negociatave të anëtarësimit në vitin 2018, Bashkimi Evropian nuk i ka nisur ende ato, as me Maqedoninë e Veriut, as me Shqipërinë.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka vënë bllokadë, për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve, që lidhen me gjuhën dhe identitetin.

Për pasojë, edhe Shqipëria ka mbetur pas, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.

Forumi i Prespës për Dialog është lansuar vitin e kaluar si platformë për ndërtimin e mirëbesimit dhe dialogut politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë./REL