Zlatan Ibrahimoviç do të vijojë karrierën e tij te Milani edhe sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, sulmuesi suedez, i cili ndodhet në skadencë kontrate do të rinovojë me kuqezinjtë. Nuk ka nxitim për nënshkrimin e kontratës sepse sulmuesi 40-vjeçar ndodhet me pushime me familjen dhe po vijon punën për rikuperimin nga ndërhyrja kirurgjikale.
Rikthimi i tij në fushë është planifikuar për në fillim të vitit 2023.
Marrëveshje pritet të finalizohet në parim me një pagë “simbolike” prej rreth 2 milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat e shënuar.
Në sezonin që përfundoi, Ibrahimoviç u aktivizua në total me Milanin në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte dhe 3 asiste për shokët e skuadrës.