Investitorë strategjik apo ‘hajdutë’ të pronës publike?!

Nga Endri Shabani

Bej 22 vite shkolle per te permbushur kualifikimet e nevojshme per tu bere pedagog. Bej 10 vite te tjera pune per te marre eksperience profesionale. Konkuroj per nje vend pune. Pasi fitoj vendin e punes, punoj mbi 40 ore ne jave. Dhe per cdo qindarke qe fitoj, i paguaj shtetit 15% tatim. Shkon tjetri pa shkolle, pa kualifikim, pa konkurim, ha nje dreke me Ramen, dhe kthehet ne ‘investitor strategjik’.

Token ia sigurojme ne, rrugen ia shtrojme ne, infrastrukturen energji-uje ia ndertojme ne, dhe ne fund ai paguan 0 tatim mbi leket qe fiton nga biznesi qe kryen. Cfare dreqin eshte kjo?! Si mund te justifikohet kjo?! Ne nje shtet normal ndihme ekonomike iu jepet atyre qe jane ne nevoje, jo oligarkeve. Ne nje shtet normal, kur ka nje krize ekonomike, barra ekonomike ndahet ne menyre te drejte dhe te barabarte. Dhe qe te kishim nje ndarje te drejte ‘investitoret strategjik’ apo ‘oligarket’ duhet te paguanin 1000 here me shume taksa se sa nje pedagog. Dhe jo 0 lek!!!

1) E para sepse ata kane me shume para se te gjithe ne te tjeret te marre sebashku.

Vetem 90 banore te nje lagjeje ne kodrat e Tiranes kane te depozituar ne banke 3.1 miliarde Euro.

Te gjithe shqiptaret e tjere te mbledhur bashke, kane te depozituar 2.6 miliarde Euro.
2) E dyta sepse ata perfitojne me shume nga pasuria publike, nga infrastruktura publike dhe nga rendi publik.

Nderkohe qe neve nuk po na dalin parate as te paguajme shezlongjet ne jug, atyre iu falen plazhe te tera publike. Nuk ka asnje logjike normale qe te justifikoje kete qe po bejne keta! E vetmja logjike qe ben sens eshte nese i konsiderojme si ‘hajdute’ te prones publike. Sepse, vetem hajdutet marrin ate qe nuk iu takon dhe nuk paguajne asnje here taksa per ate qe fitojne.

Advertisement