Moskultivimi i Kanabisit/ Gledis Nano : “Korça shëmbull i mirë edhe nga tradita …t’i qëndrojmë fort kësaj pune !”

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e ka konsideruar Korçen si një zone me traditë dhe kulturë në pasjen e rezultateve shume të mira përsa i përket moskultivimit të kanabisit. Po ashtu ai u ka kërkuar bashkëpunimin e mëtejshëm të strukturave per rruajtjen e ketij standarti .

Gledis Nano tha:

U përmend dhe që Korça ka një traditë dhe një kulturë dhe kjo e ka ndihmuar shumë në pasjen e këtyre rezultateve shumë të mira në drejtim të moskultivimit. Unë dua të shtoj, përveç kësaj, që nëse do të provojmë ta lëmë pak në rënie të lirë, nuk do të jetë ky rezultat, sepse përveç personave që do të tentojnë të kultivojnë, besoj që do të ketë edhe persona të tjerë që do ta organizojnë kultivimin dhe Korça nuk do të jetë më në këto nivele që është sot. Nisur nga kjo, ne do t’i qëndrojmë fort, me shumë vendosmëri, kësaj pune që po bëjmë, me shumë seriozitet dhe profesionalizëm. Një aspekt tjetër që unë dua të vlerësoj në punën e bërë deri tani është edhe tentativa për trafikim të kanabisit. Ka pasur disa raste që janë goditur në tentativë për të dalë nga kufiri, dhe kjo është një punë shumë e mirë e bërë, për t’i treguar çdo individi dhe grupi që as nuk e kultivoni dot, as nuk e shisni dot afër shkollave dhe as nuk e trafikoni dot. Individë që ndoshta deri dje janë marrë me këtë punë, sot duhet të jenë të qartë se ka edhe “Jo, nuk bëhet kjo punë!”. Ndoshta u vjen çudi të gjithë këtyre individëve sepse janë mësuar me të tjera qasje, por është si puna e asaj gjobës që prodhon radari elektronik dhe nuk ke punë fare me oficerin e Policisë edhe nuk ka negociatë me atë radar, prodhohet gjoba dhe të vjen me zarf në shtëpi. Nuk ka asnjë negociatë, me askënd, në Policinë e Shtetit dhe nuk ka asnjë diskutim se ne do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj pune. Qëllimi ynë i përbashkët është të kemi një ambient sa më të pastër dhe me sa më pak krime, sa më të qetë për në që jetojmë këtu dhe për të gjithë ata turistë që duan të vizitojnë apo të kalojnë pushimet në qarkun e Korçës apo dhe më gjerë në qarqe të tjera të vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: