Ëndërr e ‘prekshme’/ Rama premton të sjellë “Formula” 1 në Shqipëri…

Kryeministri i vendit, Edi Rama premtoi se do të sjellë në Shqipëri edhe Formula 1.I pranishëm në edicionin e panairit të makinave “Automotive Fair Albania”, kryeministri u shpreh ky është një panair i veçantë dhe i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Rama tha:

Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri e cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune .Dua t’i ftoj ata që na ndjekin që të vijnë ta vizitojnë këtë hapësire ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë. Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standarde.

Opozita të ketë gen /Deputeti i Lushnjës :”Jo të dalin të dielave të publikojnë foto nga plazhi”

Deputeti demokrat Saimir Korreshi foli sot për rritjen e çmimit të naftës në vend, e cila sot shkoi në 265 lekë për litër. Sipas tij kjo po ndodh pasi nuk ka një reagim të fortë nga populi.Ai tha në një intervistë në “Faxnews” se opozita duhet të merrte përgjegjësitë dhe të organizonte protesta të qëndrueshme dhe jo të grinden me njëri-tjetrin.

“Një pjesë të fajit e kemi ne si opozitë. Se e kemi mendjen të zihemi me njëri tjetrin jo të bëjmë opozitë. Ne duhet të reagojmë me të gjitha forcat sepse është moment vendimtar ku po shkrihet e gjithë shtresa e mesme dhe po krijohen vetëm oligarkë.E kanë lënë naftën 265 dhe nuk e lëvizin fare. Si mund të punojnë autokëmbanat dhe traktorët kur nafta është 3 mijë lekë? Është çmenduri. Këtu po ndodh kjo se meqë janë kapur të gjithë pushtetet, atëherë thonë hajt ta ngrejmë çmimin sa të mundet se as këta nuk po reagojnë. Protestën e shikoj me trishtim se ka disa gjëra të errëta tek këto protesta. Ose kur shikoj që reagon populli apo shoqëria civile ndërhyjnë disa faktorë të tjerë për të bërë të mundur që ata njerëz që janë me shpirt atje t’i largojnë një nga një. Opozita ta ketë në genin e vetë, jo të dalin të dielave e të publikojnë foto në plazh. Duhet të mblidhemi t’i lëmë inatet”, tha deputeti Korreshi.

“Humba fëmijën pas 3 muajsh”/ Orinda Huta tregon historinë prekëse: “E prita si bekim të madh nga Zoti….

Pak pas martesës, rreth 5 vite më parë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko mësuan se prisnin një fëmijë, të cilin e humbën pas tre muajsh. Në një intervistë për podkastin e Orinda rrëfeu për përvojën që ka lënë gjurmë në jetën e saj.

“Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese. Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë. Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurmë nuk ikën kurrë,” tregoi ajo.

“Isha shumë e lumtur, sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh, kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë. E prita si bekim të madh nga Zoti. Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe”.

“Kur jam kthyer në shtëpi, jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta”, shton ajo më pas.

Moderatorja tregoi gjithashtu se pjesa e portaleve – që shkruanin vazhdimisht se ajo ishte shtatzënë – ka qenë e vështirë, sepse “gërmonin në një pla.gë të hapur”. “Gjithsesi lajmet vazhdonin me muaj të tërë. Dhe unë nuk e di, sa herë që dilja apo shtoja ndonjë kilogram, unë për të gjithë isha shtatzënë. Nuk e kuptonin. Kjo ndodh rëndom dhe në njëfarë forme i lëndojnë njerëzit. Unë e kërkoja atë shtatzëni. Unë e doja atë shtatzëni. Gjatë gjithë kohës më gërmoje aty ku unë e kisha plagën të hapur… akoma.”

Orinda shtoi se Atara, vajza e çiftit, erdhi në jetë në moment kur ndoshta ajo nuk e priste më. “Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t`i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjellë gjithsesi. Në fakt kam qenë gjatë gjithë 4-vjeçarit e bindur që Zoti do e sillte një ditë”.

“Në një formë ose në një tjetër, do e sillte. Edhe Turit ia thoja. E bindnim njëri-tjetrin. Pavarësisht se në ato momente, para se të merrja vesh për ardhjen e Atarës, sikur kisha filluar të lodhesha pak. Kjo ndodh besoj me shumë nëna që e vuajnë ardhjen në jetë të një bebeje”.

Sherri për një vend parkimi/ 38- vjeçari i zbras karikatorin e pistoletes të rriut që po qarkullonte me makinë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Skënderbej të qytetit të Elbasanit, ku është qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Bekteshi, 30-vjeç .Konflikti mes dy të rinjëve e ka zanifillën 3 javë më parë, kohë kur ata kanë patur një konfrontim fizik me njëri tjetrin.Ky konflikti i nisur me grushte, përfundoi me përdorimin e armës pasditen e kësaj të premteje.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet. Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rama promovon turizmin në Korçë/ Njihuni me “Shtëpinë e Kuajve” ku mund te shijoni garat me kuaj apo guidat në natyrë mes pyjeve e shtigjeve malore(Foto)

🏕️🏇”Shtëpia e Kuajve” mes Korçës dhe Voskopojës, është një tjetër sipërmarrje e mbështetur nga qeveria përmes AZHBRKrejt i veçantë nga shumë të tjerë, ky agroturizëm krahas bujtinës dhe restorantit me gatime tipike korçare, ka ndërtuar edhe një pistë të madhe hipizmi prej 3500 m2 sipërfaqe. Me 20 kuaj në dispozicion të turistëve, këtu mund të shijoni nga garat me kuaj, tek guidat në natyrë mes pyjeve e shtigjeve malore, ku do të zbuloni një peisazh fantastik me kisha të vjetra e resurse të tjera të natyrës së bukur të Voskopojës⛪🌳🥘🫐🥙 TëBashkuarJoTëNdarë🫶 ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱 SkaKohëPërPushim shkruan Rama.

E rëndë në Elbasan/ Vetëhelmohet 19-vjeçarja, dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Paraprakisht mësohet se një 19-vjeçare dyshohet se është vetëhemuar për shkaqe ende të paqarta.E reja është dërguar në spital në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Elbasan/Informacion paraprak:

“Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore”, raporton policia.

Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Provimit e Maturës Shtetërore/ Shërbimet e Rendit angazhim maksimal për përmbushjen e procesit në Korçë(Foto)

Shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, të angazhuara maksimalisht për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore. Ditën e sotme, nga shërbimet e Rendit dhe Sektorit të Policisë Rrugore janë marrë të gjitha masat e nevojshme, në çdo shkollë të qarkut Korçë, ku maturantët iu nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore, deri në përfundim të procesit dhe transportimin e materialeve shkollore.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë uron maturantët në të gjithë vendin suksese të mëtejshme!

Çmënduri në Shqipëri/ Bordi e çon çmimin e naftës 265 lekë ,litri….

Prej orës 18:00 të kësaj të premteje çmimi i naftës do të jetë 265 lekë për litër. Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e radhës, çmimet edhe për gazin dhe benzinës. Gazi do të shitet me 86 lekë/litri ndërsa benzina me 241 lekë.

Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Mbërrijnë në Shqipëri 10 makinat inteligjente/ Shoferët duhet të kenë frikë,ja çfarë bëjnë nëpër rrugë (VIDEO)

Siguria rrugore, Balluku e Çuçi prezantojnë makinat inteligjente që i shtohen flotës së Policisë së Shtetit. Siguria rrugore mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare. Në këtë kuadër, Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes projektit “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, së bashku me Bankën Botërore, i kanë dhuruar Policisë së Shtetit 10 automjete të pajisura me sistemin e radarëve për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen me shkelje.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorin e ARRSH, Evis Berberi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektuan nga afër automjetet e reja dhe funksionimin e tyre.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal gjithashtu tek një tjetër projekt i rëndësishëm që Qeveria Shqiptare ka për sigurinë rrugore dhe që është ai për ngritjen e qendrës së kontrollit të trafikut.
“Ne jemi në një rrugë të mirë përsa i përket realizimit të projektit të qendrës së trafikut, pra monitorimit të trafikut, dhe shpresojmë që brenda vitit tjetër e gjitha kjo do përmbyllet me sukses, duke mbuluar 200 kilometrat e para të autostradave që janë dhe 200 kilometrat kryesore dhe më të rëndësishme”, deklaroi Balluku.

Në këtë pikë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se duke nisur nga java e parë e muajit korrik, dy akse të reja rrugore do të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve, aksi Kardhiq-Delvinë dhe bypass-i i Vlorës, duke kërkuar bashkëpunimin e Policisë Rrugore për monitorimin e këtyre akseve, duke qenë rrugë të reja dhe disi të panjohura nga drejtuesit e automjeteve.

Ministri Çuçi duke u ndalur tek statistikat bëri të ditur se pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit, numri i aksidenteve me pasoja fatale ka ardhur duke u ulur falë edhe masave të ndërmarra përmes monitorimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Përmes këtyre 10 automjeteve të reja, shtoi ministri i Brendshëm, do të bëhet e mundur një monitorim akoma edhe më efikas i akseve rrugore.

“Është një hap tjetër drejt modernizimit, përdorimit të teknologjisë në rritjen e sigurisë rrugore që ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e Qeverisë sonë. Ne kemi bërë shumë, mjafton t’ju sjell këtu vetëm disa statistika që vijnë nga aksidentet me pasojë vdekjen dhe po marr vetëm vitin 2018 dhe vitin 2021 duke u krahasuar me veten tonë, se nuk bëhet fjalë për 2013-ën, nuk diskutohet. Në 2018-ën ne kemi pasur rreth 570 mijë makina në qarkullim dhe kanë qenë 213 aksidente me pasojë vdekjen. Në 2021 kemi pasur rreth 740 mijë makina dhe kemi pasur 197 aksidente me pasojë vdekje. Pra indeksi i vdekshmërisë ka rënë ndjeshëm vetëm në këto vite. Kjo flotë pa diskutim që do ndikojë për ta rritur më shumë sigurinë rrugore. Ne vetëm me një automjet që pajisëm dhe e bëmë automjet inteligjent para 10 muajsh kemi pasur rezultate fantastike përsa i takon identifikimit të personave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, kryesisht ato që lidhen me shpejtësinë dhe i ka gati dyfishuar gjobat për këtë qëllim”, deklaroi Çuçi.

E rëndë në Tiranë/ Makina bie në liqen, ndërrojnë jetë një djalë e një vajzë, 22 dhe 20 vjeç

Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Mësohet se në makinën që ishte fundosur në “Rezervuari i Çekrezës”, ndodheshin dy të rinj. Një djalë 22 vjeç dhe një vajze 20 vjeç kanë humbur jetën ndërsa momentalisht po nxirren trupat e pajetë. Forca të shumta të policsë janë në vendngjarje.Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa makina e fundosur u vu re nga roja i rezervuarit, i cili njoftoi policinë në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve Erion Muça, 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. Nga casti në cati priten të dalin detaje të tjera.

SPAK, pranoj të bëj 5 vite burg!

Nga Lindita Çela

Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me burgimin në përhapjen e dëshmive të ca të “penduarve”, është precedenti më i rrezikshëm, në gjykimin tim, e lëshuar nga një strukturë me pritshmëri të larta për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta të qeverisë.

Për qëllimin që u krijua SPAK jam ende në pritje, por nuk mund të hesht kur një urdhër-kërcënimi lëshohet duke iu referuar një ligji që flet për “sekret shtetërorë” e që katandiset në vendim me tre firma prokurorësh, me demek për të penguar përhapjen e dëshmive të thëna nga persona, që dukshëm në interes të tyre mund deklarojnë se kanë dërguar në orbitë, dy satelitë të emërtuar “Albania1 dhe Albania 2”.

Të diskutosh nëse çdo deklaratë e thënë, qoftë kjo edhe përpara prokurorëve të vetuar, a përbën interes publik, është një çështje që hap debat mbi të cilin jam fort e qartë. Por, të urdhërosh mospërhapjen e lajmit dhe të kërcënosh se kushdo që e publikon apo përhap këto dëshmi, në rastin më të mirë tregon se ky institucion vepron si në kohën e Nuhut.

Unë nuk po analizoj se sa të vërteta apo jo janë këto dëshmi, mund edhe të dakortësohem me SPAK, se mendoj se këto dëshmi nuk kanë pikën e interesit publik për tu publikuar, qofsha e gabuar. As dhe nuk mendoj se do të ketë dhe gazetar që do të përfundojnë ne burg, por me shqetëson “pushteti për të kërcënuar” dhe letra e harxhuar për të prodhuar një “urdhër”.

E di fort mirë ky urdhër do të mbetet veç në letër, pasi sot ka qindra metoda të cilat jo vetëm lejojnë publikimin dhe përhapjen, por do të detyrojnë edhe SPAK të nisë një tjetër hetim për zbulimin e “rrjetit të krimit të organizuar të përhapjes së lajmeve”. Dhe deri sa ta zbulojnë procedimin duhet ta shpallin më së pari “Sekret Shtetëror”.

Shqipëria një bashki, nëna e gjithë reformave!

Nga Lutfi Dervishi

Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues, që shqip do të thotë 18 gjykata më pak, ka ngjallur revoltë te avokatët, zemërim te noterët dhe huti te qytetarët. Kritikët, që në këtë vend janë më të shumtë se numri i banorëve, thonë se duhet marrë shembulli i fqinjit tonë lindor Maqedonisë, që ka 27 gjykata të shkallës së parë, 5 gjykata apeli dhe Shkupi që ka vetëm 500 mijë banorë ka jo një, por dy gjykata të shkallës së parë!

Por, ne nuk kemi pse të kopjojmë të tjerët aq më tepër Maqedoninë prej së cilës tani kërkojmë të distancohemi se e ka marrë peng Bullgaria në rrugën drejt BE-së. Ne duhet të jemi krijues.

Pse të mos e shpallim Shqipërinë me një bashki, me një kryebashkiak?!

Aktualisht në Tiranë banojnë 1 milionë banorë. Duke llogaritur ndërtimet që po vijojnë ka vend edhe për 3 milionë banorë të tjerë. Pra mund të strehojmë jo vetëm gjithë shqiptarët që kanë mbetur në qytete e fshatra, por edhe 1 milionë ukrainas në Tiranë.

Me shpalljen e Shqipërisë një bashki, kemi zgjidhur edhe problemin e reformës territoriale ku sot një palë kërkon të ulë numrin e bashkive dhe një palë tjetër kërkon rritjen e tyre.

Shqipëria një bashki zgjidh edhe sherrin 30 vjeçar që pason çdo palë zgjedhje. Madje, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe krizës globale për të cilën ne vetëm po kontribuojmë për t’i dhënë zgjidhje, ne do të kursejmë si askush tjetër.

Duke patur vetëm një bashki dhe një kryebashkiak, ne eliminiojmë një palë zgjedhje,krejt të panevojshme, shmangim një sherr të panevojshëm dhe forcojmë demokracinë direkte, ku kryeminstri/kryebashkiku zgjidhet drejt për drejtë nga populli. Kursejmë edhe punën e ndërkombëtarëve dhe sidomos të OSBE/ODHIR me vëzhgues dhe raporte!

Shqipëria një bashki, zgjidh edhe problemin e madh të korrupsionit që menduam se i dhamë zgjidhje dërrmuese me Konferencën Kombëtare Antikorrupsion. Kush do të çmendet që për një vend kryetari të harxhojë 3 milionë thasë me miell, aq më tepër që tani është rritur dhe çmimi i miellit. Madje edhe i miellit që përdorin furrtarët dhe amvisat për gatim!

Shqipëria një bashki është një zgjidhje ideale, jo vetëm për reformën territoriale, zgjedhore, antikorruption, por edhe për vetë hartën e re gjyqësore.

Nuk ka pse të ketë më diskutim duhen një apo 3 gjykata apeli, duhen 13, apo 26 gjykata rrethesh, duhen kaq apo aq gjykata administrative?!

Na mjafton një gjykatë, dhe na del e na tepron një gjykatës suprem!

Zgjidhje, ka për çdo problem, por thjesht nuk kemi vrarë mendjen sa duhet.

Shqipëria një bashki – zgjidhja e gjithë problemeve dhe nëna e të gjithë reformave! Vetëm durim. Jeta është e vëshirë vetëm 100 vitet e para!

Sondazhi i euronews: Bie besimi i shqiptarëve mbi reformën në drejtësi…

Ulet numri i qytetarëve shqiptarë që shohin rezultate pozitive konkrete nga reforma në drejtësi.Edhe pse është rritur numri i qytetarëve që besojnë se reforma ka ecur pozitivisht deri tani, të pyetur më konkretisht për arritjet e deritanishme, shqiptarët janë shprehur më pesimist se në vrojtimin e vitit 2021 kryer nga Barometri në Euronews Albania.

Më pak shqiptarë mendojnë sot se reforma e ka pastruar drejtësinë nga të korruptuarit (55,2%), krahasuar me një vit më parë (57,7%).

Më pak janë edhe shqiptarët (38,9%) që besojnë se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate në dënimin e politikanëve të korruptuar, krahasuar me një vit më parë (45,1%).

Numri i qytetarëve që shohin rezultate pozitive të reformës në drejtësi kundër krimit të organizuar është më i vogël këtë vit (44%) krahasuar me një vit më parë (50,6%).

Në rënie është edhe numri i qytetarëve që shohin më shumë drejtësi për qytetarët e thjeshtë (35,9%) sot, krahasimisht me një vit më parë (49,5%).

Tre në pesë shqiptarë (60,9%) mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka sjellë më shumë pavarësi të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga politika.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, në datat 23 Maj – 4 Qershor.

Banda dhe vrasje/ Klodiana Lala te Ylli Rakipi: “Katër janë qytetet më problematike në Shqipëri…

Vrasjet në Shqipëri janë shtuar frikshëm, dhe bandat nuk po pyesin për rend dhe polici. Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, te Ylli Rakipi ne te Paekzpozuarit” teksa numëronte krimet e fundit në vend, thotë se krimi është bërë shumë radikal, duke dashur të përçojnë mesazhe te qytetarët.

”Ngjarja e fundit e atentatit ndaj Aleksandër Sadikaj, në afërsi të TEG-ut ndaj të cilit u përdorën sasi rreth gjysmë kg tritol, e pandodhur qëkur, ndodhi aty ku ka qarkullim të madh dhe ngjarja ka krijuar pasiguri te qytetarët. Këto ngjarje tregojnë se krimi është bërë shumë radikal, në këtë mënyrë ata duan të përçojnë mesazhe te njerëzit. Rastet e fundit kanë krijuar një klimë terrori te qytetarët.Këto ngjarje tregojnë se krimi është bërë shumë radikal, në këtë mënyrë ata duan të përçojnë mesazhe te njerëzit. Rastet e fundit kanë krijuar një klimë terrori te qytetarët.

Kemi disa qytete problematike, e para është Tirana, me pas Elbasani, që kohëve të fundit ka pasur një seri ngjarjesh dhe më pas atentatet kanë kaluar në seri, më pas kemi Durrësin që ka kriminalitet të shtuar, Shkodra po ashtu”,-tha Lala.