Berisha dhe Meta darkojnë së bashku në Azerbajxhan(Foto)

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetari i PD, Sali Berisha, kanë darkuar sëbashku në Baku të Azerbajxhanit, ku ndodhen pasi morën pjesë në “Forumin Global IX”.Siç shihet edhe në foto Berisha dhe Meta janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumë të fokusuar në bisedën mes tyre. Ndërkohë priten zhvillime të reja në skenën politike pasi presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pas 24 korrikut datës kur përfundon mandati i tij, do të rikthehet në opozitarizëm të fortë kundër qeverisë. Sipas të gjitha parashikimeve, pritet të ketë një bashkëpunim mes Metës dhe Berishës për formimin e një boshti të fortë opozitar….

Advertisement