E rëndë në Tiranë/ Makina bie në liqen, ndërrojnë jetë një djalë e një vajzë, 22 dhe 20 vjeç

Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Mësohet se në makinën që ishte fundosur në “Rezervuari i Çekrezës”, ndodheshin dy të rinj. Një djalë 22 vjeç dhe një vajze 20 vjeç kanë humbur jetën ndërsa momentalisht po nxirren trupat e pajetë. Forca të shumta të policsë janë në vendngjarje.Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa makina e fundosur u vu re nga roja i rezervuarit, i cili njoftoi policinë në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve Erion Muça, 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. Nga casti në cati priten të dalin detaje të tjera.

Advertisement