Publikohen datat/ Ja kur nisin pesë kampionatet më të fortë në Europë për sezonin 2022/23

Sezoni europian 2022/23 në kampionatet kryesore do fillojnë më herët se zakonisht dhe do të përfundojnë më vonë për shkak të Kupës së Botës, ndërsa më poshtë i gjeni datat e sakta se kur do të fillojnë kampionatet. Të parët do të startojnë Liga Premier dhe Ligue 1, ku ndeshjet e para i zhvillojnë më 6 gusht. Ndesha e Superkupës së Evropës është planifikuar për 10 gusht, ndërsa dy ditë më vonë startojnë tri ligat kryesore të mbetura – La Liga, Bundesliga dhe Serie A.

Datat e hapjes së sezonit:

Fillimi i Ligue 1 , me 6 – 8 gusht

Fillimi i Ligës Premier ,me 6 – 8 gusht

Fillimi i La Ligës, me 12 – 14 gusht

Fillimi i Bundesligës, me 12 – 14 gusht

Fillimi i Serie A ,me 13 – 14 gusht

Fillimi i Ligës së Kampionëve – 6 shtator

Advertisement