Bordi i Transparencës ve dorën në zemër/ Ul me 4 lekë naftën dhe me 5 lekë benzinën(Çmimet)

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot duke vendosur një nivel të ri çmimesh për naftën dhe benzinën duke filluar nga ora 18:00. Sipas këtij vendimi, një litër naftë do të shitet me 261 lekë, kurse një litër benzinë me 249 lekë.Për naftën, ky është një çmim vetëm 4 lekë/ litër më i ulët krahasuar me ditën e djeshme, kurse për benzinën vetëm 5 lekë/litër.

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri (265 leke ishte dje), ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri (5 leke me pak se dje),ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Advertisement