Bayern Munich godet në merkato/ Sadio Mane është lojtari më i ri i bavarezëve(Video)

Pas tetë vitesh në Angli, Sadio Mane do të zbulojë një kampionat të ri. I kontaktuar nga Bayern Munich pas dëshirës së Robert Lewandowskit për t’u larguar, sulmuesi senegalez pranoi me shpejtësi propozimin e bavarezëve. Por “Reds” hezitonin ta linin të ikte, deri sa firmosën me Darëin Nunez nga Benfica. Pas zyrtarizimit të sulmuesit uruguaian te Liverpool, negociatat mes palëve kanë përparuar ndjeshëm dhe sot “Sky Sport” thotë se marrëveshja ka përfunduar më në fund.

Dhe pas ofertave të shumta, drejtuesit e skuadrës nga Mynihu kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me homologët e tyre anglezë në bazë të një shume prej më pak se 40 milion €. Kujtojmë, Mane mbërriti në Liverpool në vitin 2016 nga Southampton për një shumë prej 41.2 milionë euro. Ai luajti 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Liverpoolin sezonin e kaluar. Mane shënoi 23 gola dhe dhuroi pesë asistime.

Advertisement