Operacioni ‘Restart’/ Pranga 22-vjeçarit në Bilisht ,iu kapën 8 kg kanabis, tentoi ta transportonte në Greqi….

Policia e Korçës bën të ditur se është finalizuar faza e tetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë, në kuadër të të cilit deri tani janë vënë në pranga 20 persona. Uniformat blu bëjnë të ditur se janë sekuestruar 8 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate. Në pranga ka rënë Fatjon Islami, teksa po lëviste me mjetin e tij tip “Volksëagen në qytetin e Bilishtit.

“Finalizohet faza e tetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë. Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas dhe sekuestrohen 8 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.
Shkon në 20 numri i të ndaluarve, në 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e tetë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
F. I., 22 vjeç, banues në Elbasan.
Në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasi i mësipërm do të transportonte një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volksëagen”, me drejtues 22-vjeçarin, në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua 1 çantë sportive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton Policia.
Advertisement