Pseudonimin e kishte ‘Krishti’/ Njihuni me policin “kokë të bandës” së rrjetit të kok*inës në Athinë, ja si u zbulua…

Një grup i trafikimit të drogës që vepronte në periferinë jugore është zbuluar nga policia në Greqi. Katër persona u arrestuan në kuadër të operacionit, ndërsa “koka” e bandës ishte një shef policie që njihej me pseudonimin “Pablo Escobar” ose “Krishti” për shkak të flokëve të gjata dhe mjekrës së tij. Po ashtu të përfshirë ishin edhe një DJ i njohur si “Simos”, një biznesmen dhe një 30-vjeçare e papunë e quajtur “Areti”.

Polici 33-vjeçar vepronte në Atikën Jugore, duke ditur lëvizjet dhe patrullimet e kolegëve.

Ai shpërndante drogë në parkimet e supermarketeve të zonës dhe në dyqanet e natës.

Polici ishte vënë në shënjestër që në shtatorin e vitit të kaluar dhe në përfundim të operacionit rezultoi se ai kishte 37 klientë që blinin drogë nga karteli i tij.

24 prej klientëve janë identifikuar dhe 13 janë në proces identifikimi.

Mësohet se “Pablo Escobar”, “Simos” dhe biznesmeni nuk i kanë pranuar veprimet e tyre ndërsa “Areti ” ka pranuar veprimet, duke përshkruar me detaje lidhjen dhe rolin e të gjithë të përfshirëve.

Advertisement