Aksident i frikshëm në Elbasan-Prrenjas/ Mercedesi përplaset me autobusin me targa Greke, shoferi i benzit thyen këmbën…

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Prrenjas, ku një makinë tip “Benz” është përplasur me një autobus me targa greke. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka thyer këmbën. Fatmirësisht bashkëshortja dhe fëmijët që ishin në të njëjtën makinë me të nuk janë dëmtuar. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement