Biznes me emigrantë/ Arrestohet 21- vjeçari në Pogradec ,kishte mbushur Jeep-in me 10 refugjatë…

Vijon operacioni i koduar “Perimetri 178”. Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. D., 21 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e Policisë, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Advertisement