Dy baballarët ngrenë alarmin në polici :”Kemi humbur kontaktet me djemtë u larguan nga banesa dhe nuk u kthyen më…

Dy persona kanë humbur kontaktet me familjarët në 24 orët e fundit. Policia e Tiranës ka njoftuar se një 70-vjeçar ka denoncuar humbjen e djalit të tij 39-vjeç i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë një tjetër person, F. M., 21 vjeç ka humbur kontaktet me të afërmit. Denoncimi është bërë nga i ati. Policia po punon për gjetjen e tyre. Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.06.2022, shtetasi L. B., 70 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi V. B., 39 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Gjithashtu, shtetasi F. M., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi F. M., 21 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement