Ne nuk e njohim fuqinë e fjalës/ Pediatrja Lira Gjika: “Këto janë arsyet që ndodhin konfliktet….. përfundojnë deri në vrasje…

Pediatrja Lira Gjika është shprehur se konfliktet mes shqiptarëve ndodhin për shkak se nuk e kanë të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe atë kolektive.Komentet Gjika i bëri teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua”, në Fax News, ku ka folur lidhur me problemet e ndryshme të fëmijëve në Shqipëri që lidhen ngushtësisht me zhvillimet në shoqërinë tonë.

Sipas saj mungesa e inteligjencës emocionale bënte që ngjarjet në Shqipëri të përshkallëzonin deri në vrasje.

Ne nuk e kemi të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe kolektive. Emocionalja është të kontrollosh emocionet e tua dhe të mos reagosh kur dikush të ofendon ndërkohë që ne reagojmë deri në vrasje.

Ndërsa në inteligjenca kulturore në vende tjera është më me etikë, ndërsa ne fyejmë nënën apo babain e fëmijës kur ndahemi me fjalorin më bazik. Ky është problem i madh pastaj sepse përfshihen edhe prindërit e palëve. Më pas këto konflikte ndikojnë edhe tek fëmijët e vegjël sepse bëhen në praninë e tyre”, tha Gjika.

Ajo foli më tej mbi mënyrën e edukimit të fëmijëve në shkolla, duke shtuar se ndikonte shumë mënyra sesi këta të fundit aplikonin programet e mësimit.

“Ne nuk e njohim fuqinë e fjalës, Në shkollat tona mësohen vjershat përmendësh. Ne nuk u mësojmë fëmijëve dialogun. Në asnjë vend të Europës nuk përdoren më vjershat sepse krijojnë pasiguri sepse mësohen përmendësh nuk i lë të përpunojnë informacion”, u shpreh pediatrja Fax News

Advertisement