“Të kap për flokësh, morracake…./ Plas sherri mes dy motrave ,nuk i pajton dot as Arditi me Eni Çobanin…

Dy motra, Vasilika dhe Kristina janë përplasur për një hapësirë toke 2400 metra katrorë që babai i saj e ka ndarë për 8 fëmijë.Çështja është se asnjëra prej tyre nuk ka dokumente dhe mendojnë se i kanë përjashtuar dy vëllezërit e mëdhenj, tashmë të vdekur. Por Vasilika është e bindur se Kristina ka marrë shpërblime monetare, ndaj e ka sjellë në rubrikën nga “Shihemi në gjyq”.

Në përfundim të seancës së ndërmjetësimit, dy motrat, Vasilika dhe Kristina nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Përkundrazi, fjalët ndaj njëra-tjetrës gjatë “Shihemi në Gjyq” kanë qenë mjaft të ashpra e të mëdha. Rubrika nga “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk ka një zgjidhje paqësore mes të dyjave, por Eni Çobani fton motrat dhe vëllezërit e tyre të tjerë të sjellin çfarëdo dokumenti që disponojnë për pronën 2400 metra katrorë në Durrës.

Secili anëtar i familjes do të marrë drejtësisht pjesën e tij dhe do këqyret çfarëdo tjetërsimi që mund të jetë kryer. Kristina dhe Vasilika nuk pranojnë as t’i japin dorën njëra-tjetrës, por vendosin edhe një hendek tjetër mes tyre.

Vasilika dhe Kristina nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Përkundrazi, fjalët ndaj njëra-tjetrës kanë qenë mjaft të ashpra e të rënda dhe ofenduese.

Vasilika: Ti ke ngrënë ato dreka e darka! Ti je intrigante! Ti je shtrigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë! Një gocë që kam unë, shyqyr e kam parë me sy.

Kristina: Ti mos thuaj ke ngrënë e ke pirë me ato se unë kam iku që në ‘93-in. Mirë?

Vasilika: Ti ke ikur… ti i bën të gjitha. S’kam pasur nevojë për ju. Ajo i ka bërë të gjitha. Ato i thoshin “hajde firmos”, shkonte firmoste kjo, “ta futa” i tha ai, e shkonte hante darkë. E kam parë me sytë e mi. Sa të vdes unë edhe vajzës do i them me ty mos të flasë më.

Kristina: Ne pa folur kemi qenë, por meqenëse kemi hyrë këtu…

Vasilika: Ajo u tremb se e kam sjellë unë te zonja Eni, kam ardhur nga Milano kastile. Ajo u tremb./tvklan

Advertisement