Harta e re Gjyqësore/Dhoma e Avokatisë Korçë bojkot sërish seancave gjyqësore

Pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që në vendin tonë, të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli, solli debate të forta. Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena tha se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proceseve penale,civile,administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave. Nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë, për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrë një vendim në ditët në vazhdim.

Në të 3 gjykatat e Korçës,Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata Administrative çdo ditë zhvillohen nga 50 deri në 60 senaca gjyqësore.

Bojkoti vazhdon në Vlorë, Lushnjë, Lezhë, Gjirokastër ndersa mesohet se kanë nisur punën avokatët e Elbasanit dhe Durrësit.

Avokatët në të gjitha rrethet e Jugut janë duke e kundërshtuar projektin e ri të vendosjes së gjykatave duke argumentuar se nuk janë marrë parasysh trendi demografik në rritje, prania e tregut turistik si dhe distancat gjeografike dhe kostot për banorët e skajeve të vendit.

Advertisement