Mbytën dhe hodhën te riun në rezervuarin e Kolanecit/ Flet avokati: “Autor është …ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë “

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë 26-vjeçari Martin Çeço. Avokati mbrojtës i Bledi Angjos ka thëne se ekzekutori i 26-vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim.

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo, është shprehur:

Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos, i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen.Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë’.

Advertisement