Të heshtur dhe me kokë të ulur/ Momenti kur tre të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Korçë lihen në burg(Video)

Gjykata e Korçës ka lënë në masën “arrest me burg” për tre të akuzuarit për vrasjen e e Martin Çeços disa ditë më parë në Kolanec,Maliq. Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj u shfaqën sot në gjykatë të tre kokulur, duke mos pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta, për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Autorët dyshohet se pasi e kanë mbytur me litar 26-vjeçarin e kanë futur në rezervuar për të fshehur gjurmët ndërsa jashtë tij kanë lënë shapkat e të riut për të krijuar dyshimet për vetëvrasje. Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një vajzë. Mesohet se Martin Çeço kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht….Për këtë fakt janë vënë në dijeni autorët të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë pasi njëri prej tyre ishte në lidhje me vajzën….

Advertisement