Detektivja: “Me ardhjen e emigrantëve në verë shtohen tradhëtitë dhe…

Tradhtia vazhdon të jetë një fenomen i cili është shkaktar për prishjen e shumë marrëdhënieve në çift. Sipas studiuesve vere është koha kur ndodhin më së shumti tradhti dhe vetvetiu edhe ndarje. Detektivja Shkenda Lili gjatë emisionit në ‘Abc e Pasdites’ tha se sipas kalkulimeve të saj, ardhja e emigrantëve është një faktor i cili ndikon në balancat mes çifteve.

Tendenca është përgjatë stinës së verës pasi të gjithë emigrantët vijnë dhe kanë kërkesa përsa u përket investigimeve të tradhëtive. Mendoj që lidhjet sezonale, siç është edhe ardhja e emigrantëve sezonale, aty mbetet dhe mund të rikthehet pas një viti. A ndahen njerëzit për një sezon? Jo. Stina e verës ka flirte, lidhje të momentit, jo afatgjatë, janë të pakta, të paktën me çfarë shoh unë çdo ditë.” – shprehu dedektivja.

Më tej ajo tha se sipas statistikave të punës së saj, 80% e grave dhe vajzave e falin tradhtinë dhe shumë rrallë mund të bëhet shkak për divorcë tradhtia e partnerit. Por ajo shtoi në fund se si meshkujt ashtu edhe femrat tradhtojnë në të njëjtën shpeshtësi.

Advertisement