Kokainë, Ekstazi, kërpudha haluçinogjene/ Pranga dy të rinjve që shisnin drogë në Dhërmi…

Doza të shumta të drogërave të ndryshme u janë sekuestruar në Dhërmi dy të rinjve nga Kosova, të cilët i shisnin tek turistët. Në pranga kanë rënë T.T. 31 vjeç dhe E.K. 25 vjeç, të dy banues në Prishtinë. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip “Toyota” dhe në dhomën ku po qëndronin, dy të rinjve iu gjetën 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ekstazi, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të arrestuarit u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: