Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, Shqipëria shpreson hapjen e negociatave me BE-në…

Bullgaria duket se është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut duke i hapur kështu rrugën këtij shteti por dhe Shqipërisë për avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi.

Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.

Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.

Advertisement