Prinderit nuk e pranuan kurrë dashurinë tonë/ Alba dhe Eda rrëfejnë lidhjen e tyre 12-vjeçare: “Ja peripecitë…

Të ftuara sot në “Rudina” në Tv Klan, dy partneret Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë. Ato na tregojnë se si nisën ndjenjat e tyre të para që më pas e kurorëzuan në një marrëdhënie 12-vjeçare. Të njohura në një festë nga një mik i përbashkët, për to ka qenë dashuri me shikim të parë, emocionet e së cilës Eda i rrëfen njësoj sikur gjithçka të kishte ndodhur dje.

Rudina Magjistari: Ndërkohë me njëra-tjetrën keni gati 12 vite? Alba Ahmetaj: Po, që në 2010. Rudina Magjistari: Jeni njohur në një festë rrëfyem ne shkurtimisht, por si ka ndodhur në fakt?

Edlira Mara: Jemi njohur në një festë bashkë me Albën. Takimi ka qenë nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët. Në fakt unë sa kam parë Albën ka qenë shkëndijë. Nuk e kam besuar pjesën e shkëndijës, por vërtet që para 12 viteve dhe sot e tre muajve ka ndodhur kjo. Albën e mbaj mend sikur ta kem përballë tani, me atë këmishën e bardhë, xhinset, takat, mënyrën se si më shikonte dhe se si e shikoja dhe unë. Kemi biseduar në atë ritmin e lartë të muzikës, unë që afrohesha të bisedoja pak me të sepse nuk dëgjohej ajo që thoja. Alba më afronte veshin, flokët e saj që binin tek unë, kaçurrelat…

Rudina Magjistari: Do të shkruash një libër më duket, se si një shkrimtare po e rrëfen të gjithën. Edlira Mara: Kam pasur shumë emocione dhe kur jam kthyer në shtëpi, mesazhi i parë që unë kam marrë nga Alba ka qenë…kaçurrelave të mia po iu mungon që tani.


Rudina Magjistari: Do të shkruash një libër më duket, se si një shkrimtare po e rrëfen të gjithën. Edlira Mara: Kam pasur shumë emocione dhe kur jam kthyer në shtëpi, mesazhi i parë që unë kam marrë nga Alba ka qenë…kaçurrelave të mia po iu mungon që tani.

Rudina Magjistari: Kur e more guximin, hapin për ta ndarë me familjen?

Alba Ahmetaj: Për ta ndarë me familjen shumë vite më vonë. Ka ndodhur kur kam qenë diku te 33 vjeç, kështu që kanë kaluar shumë vite. Kam qenë në një lidhje me Edën kur mora guximin sepse nuk mund t’i gënjeja sepse e ke parasysh, duhet të shkosh në shtëpi, t’iu thuash prindërve që “kjo është shoqja ime e ngushtë”, nuk mund t’iu thuash që “kjo është dashuria e jetës time” apo që do të krijosh familje, pavarësisht se atëherë krijimi i familjes me fëmijë, gjithmonë, ka qenë thjesht një ëndërr, por është e vështirë.

Rudina Magjistari: Dhe si reaguan ata? Nuk e pritën mirë. Prindërit e mi kanë këtë fiksimin me “çfarë do thotë bota?” dhe ajo na ka dëmtuar shumë sepse ka ndikuar në marrëdhënien tonë gjithmonë, fakti që nuk e pranuan dot marrëdhënien time me Edën asnjëherë. Një periudhë kohe nuk folëm, por më pas u rilidhëm, tani kemi marrëdhënie, por Eda nuk është pjesë e asaj marrëdhënieje dhe mua kjo gjë më vret shumë.

Rudina Magjistari: Pra nuk arrijnë dot ta pranojnë, nuk e bëjnë dot këtë hap?

Alba Ahmetaj: Jo, është shumë e vështirë./tvklan

Advertisement