Brand veshjesh i cili do të mbajë emrin “Mevlani”/Blogerja e njohur realizon ëndrrën e saj më të madhe…

Armina Mevlani është një ndër blogeret më të komentuara shqiptare e cila vazhdimisht mundohet të qëndrojë në kontakt me publikun përmes sugjerimeve, këshillave dhe ndarjes së eksperiencave. Së fundmi në një bashkëbisesim virtual me ndjekësit e saj në Instagram ajo ka zbuluar një ndër ëndrrat që ka pasur gjithmonë në jetë, për të cilën po punon fort dhe është drejt finalizimit. Së shpejti Armina do të sjellë në treg një brand veshjesh i cili do të mbajë emrin “Mevlani”. Gjithashtu ajo zbuloi se për këtë projekt do të bashkëpunojë me një ndër agjensitë më të njohura italiane të modës. Bukuroshja tregoi se kjo ka qenë gjithmonë një ndër ëndrrat e saj, e cila duket se më në fund do të shohë “dritën jeshile”.


Çmënduri në plazh /Degradon sherri për sipërfaqen e rërës në det, pronari goditet me lopatë në kokë dhe përfundon te trauma ,arratiset autori

Pronari i një subjekti privat në Shëngjin është goditur me lopatë pas koke, pas një s herri me një person tjetër. Mësohet se biznesmeni A. Marku është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike. Ndërsa autori i ngjarjes, i identifikuar si P. Deda është larguar nga vendngjarja. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për ndarjen e hapësirës së plazhit në zonën e Kunes. Kjo nuk është hera e parë, me siguri as e fundit që shqiptarët zihen për shezlongjet, për rërën, për parkimin, për cdo gjë që mendon se iu përket vetëm atyre.

Informacioni i policisë:

Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A.M. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në koflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e cdo prove si dhe cdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.


Shijon perëndimin e diellit në Vlorë/ Luana Vjollca mahnit fansat me bikini(Foto)

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca pas angazhimeve të shumta profesionale së fundmi ka nisur pushimet. Bukuroshja e ekraneve këto ditë ka vendosur t’i kaloj në bregdetin shqiptar, në Vlorë. Nga atje, Luana nuk i ka lënë anash postimet provokuese për të treguar linjat atraktive e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të bardhë. Moderatorja shihet teksa po shijon perëndimin e diellit në një anije luksoze, teksa magjepsë me fizikun joshëse. “A ju ka munguar kjo Luanë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve që solli për dy milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Paratë mbaruan, të gjitha i mori kompetenti/ Kreshnik Spahiu rikujton kohët e vjetra…

Kreshnik Spahiu ka publikuar foton e Maksude Kadena, e njohur ndryshe si Sudja, e cila në vitin 1993 themeloi nje firme piramidale ku grumbulloi më shumë se 80 mijë kreditore. Ajo ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke nxitur një valë të dhunshme protestash në gjithë vendin vitin pasues. Ndërkohë që shqiptarët shiten shtëpite dhe i futen në firmat piramidale asokohe duke humbur 1.2 miliardë dollarë, Sudja doli dhe deklaroi se “parate kane mbaruar, i mori te gjithe kompetenti”.

Postimi i plotë:

ÇUDIRA SHQIPTARE:

“Kur populli ynë shiste shtëpitë për këtë surrat.”

Kjo fytyrë quhet Maksude Kadena, e njohur ndryshe si Sudja. Në vitin 1993 themeloi nje firme piramidale e cila grumbulloi më shumë se 80 mijë kreditore. Historia e Sudes është po aq absurde sa edhe vetë funksioni i këtyre firmave. Populli shiste shtëpitë dhe i jepte kësaj fytyre lekët.

Sudja ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke krijuar një efekt domino në të gjithë sistemin e 24 firmave piramidale që u krijuan në atë kohë. Falimenti i Sudes nxiti edhe protestat e para në vitin 1997.


Shqiptarët i besuan 1.2 miliard dollarë!

Me 16 nëntor 1996, Sudja zgjati kokën në një dritare pallati, para të cilit prisnin mijëra njerëz, dhe tha:

“Paratë mbaruan. Të gjitha i morri kompetenti.”

Biznes me emigrantë/ 21 vjeçari nga Korça tenton të shmangë postbllokun por …

Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Vihet në pranga 1 shtetas, i cili ndihmoi 5 emigrantë të paligjshëm të shmangnin postbllokun policor, me qëllim që më pas t’i transportonte kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë.

Nga verifikimet e kreyera rezulton se shtetasi i mësipërm, porsa ka konstatuar në largësi shërbimet e postbllokut të policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka zbritur nga automjeti tip “Benz” që ai drejtonte, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policor, në mënyrë që t’i merrte sërish më pas në mjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

‘Kam krehër për këmbët, harxhoj 2 mijë euro’/Moderatorja e TCH zbulon si i fiton paratë dhe…

VIP-at shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që shfaqin në rrjetet sociale dhe udhëtimet jashtë vendit, ku dhe shpesh bien pre e paragjykimeve nga ndjekësit se ku i gjejnë të ardhurat. Erjola Doçi ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në rrjet për shkak të një deklarate që bëri në një intervistë. Ajo nuk ngurroi që të tregonte shifrat marramendëse të shpenzimeve për trajtimet e fytyrës. Ajo u shpreh se harxhon minimumi 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre në muaj. Deklarata e saj i habiti të gjithë, pasi më pas shtoi se ka një krehër për të krehur këmbët pas dushit.

Pas këtyre deklaratave, njerëzit nisën duke pyetur se “çfarë pune bën, që ka kaq shumë shpenzime”. Këtë e ka sqaruar ditën e sotme teksa ishte pjesë e rubrikës “Në Trotuar” në “E Diell”. Edhe pse ishte duke u diskutuar një temë krejt tjetër, ajo tërhoqi vëmendjen kur nxori krehërin e këmbëve.

Dikush ka prioritet të vishet, të blejë rroba, unë kam prioritet të kujdesem për lëkurën, higjienën. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, por më shumë”, tha Erjola.

Ndërsa pyetjes se “çfarë pune bën dhe kush e mban”, ajo shtoi:

“E para më mban Erjola, familja. E dyta e kam thënë shkon një kosto aq me apo pa bashkëpunime. Dy tagg në rrjetet sociale na bëjnë sa dy mijë euro.