Epike në Durrës/ 32 vjeçari mbush makinën me karburant dhe largohet pa paguar, policia e kap të pirë…

Furnizon makinën me karburant dhe ia mbath pa bërë pagesën, por kur policia sinjalizohet dhe e ndalon, rezulton se i riu që drejtonte automjetin ishte i dehur. Ky rast ka ndodhur në Durrës, ku policia njofton se ka vënë në pranga 32-vjeçarin me iniciale R.K.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin me karburat, në një pikë karburanti, dhe është larguar pa bërë pagesën. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.”


E rëndë në Greqi/ Shqiptarët rrahin për vdekje 42 vjeçarin grek,ja si nisi sherri pas ngacmimit të së dashurës…

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 4 shqiptarë kanë dhunuar për vdekje një 42-vjeçar grek. Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në qendër të Athinës. 42 vjecari i quajtur Dhimitri, ndodhej ne lokal me të dashurën e tij, por në një moment është shkëputur për të shkuar në tualet. Në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjecarit. Sapo ky i fundit është kthyer në tavolinë është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Menjëherë ai është çuar dhe ka shkuar drejt 4 shtetasve shqiptare, te cilët sipas dëshmitareve, njihen si problematike në zonë.

Shqiptarët i janë sulur 42- vjeçarit dhe e kanë nxjerrë jashtë lokalit. Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një përforcues metalik grushti. Greku mori plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Goditjet në koke ishin te renda duke shkaktuar dhe hemorragji. Në orën 02:05 është njoftuar autoambulanca dhe në orën 03:10 ndodhej në urgjence. Pavarësisht ndihmës së mjekeve ai nuk arriti t’i mbijetoje plagëve.

Autorët më paa u arratisën drejt plazhit të Rafinës. Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në lidhje me vrasjen mizore të 42-vjeçarit grek . Ata janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në dalje te autostradës, ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.