”Jetoj larg intrigave dhe dallavereve”/ Tefta Radi zbulon vëndin ku jeton tani dhe…

E lidhur prej një jete me ekranin shqiptar gazetarja e njohur Tefta Radi është një nga ikonat e këtij televizioni. Zëri i saj i ëmbël, delikatesa, mënyra e përçimit të lajmit, komunikimi, veshja, një sërë elementësh që do ti kishte zili çdo gazetare dhe lajmëse e ekranit, e kanë bërë Teftën një ikonë potente të TVSH-së.

Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio.

Dalja në pension në moshën 60 vjeçare, 10 vite më parë ishte ajo që e ndau gazetaren me origjinë Korçare nga ekrani.

5 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Françesk Radit, Tefta Radi në një intervistë ka treguar jetën e saj se u zhvendos në Melburn të Australisë pak ditë pas humbjes dhe pengun që i ka mbetur Frankos….Tefta tregon se nuk ka një ditë të vetme që nuk e mendon njeriun me të cilin kishte thurur shumë plane.


“Jetoj në Australi për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve”, është shprehur Tefta.

E rëndë në Pogradec/ Nënkomisari përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vëndgjarja..lë të vëllanë “peng” në Polici

Më datë 29.06.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar materialet e para hetimore në Prokurorinë Pogradec, si edhe ka bërë shpalljen në kërkim për punonjësin e policisë N/komisar A. A., i dyshuar për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga neni 290 dhe 273 i Kodit Penal.

Nga veprimet e para rezulton se punonjësi i policisë, më datë 28.06.2022, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin e mitur O.S., 13 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Korçë është larguar për në banesë.

Gjithashtu, pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në momentet e para të aksidentit, si drejtues i mjetit është paraqitur shtetasi M. A. (vëllai), por nga këqyrja e pamjeve filmike është provuar si drejtues i mjetit, punonjësi i policisë, A.A.


Sa më sipër, pas veprimeve hetimore në konsultim edhe me prokurorin e gatshëm, u referuan materialet në gjendje të lirë për shtetasin M. A., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Deklarata e rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 dhe 305/b të Kodit Penal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Zbrazet Shqipëria/ Bizneset në krizë për krah pune, njoftime kudo në dyqane (Foto)

Shqipëria është vendi i paradokseve, ay ku njerëzit ankohen se nuk ka punë dhe bizneset ankohen se nuk gjen dot kollaj punëtorë. Largimi në masë i të rinjve po bën që Shqipëria të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Ata që po e ndjejnë më shumë janë bizneset private. Në një vëzhgim të bërë në dyqane të ndryshme në Tiranë, në xhamat e tyre shihen të afishe ku kërkojnë punëtorë. Në fotot e siguruara nga LSA, vihet re që kërkesë më e lartë ka për shitëse ose kamarier/e.

Kriza vihet re në biznese të ndryshme si të shitjes së luleve, fast-food, optika, restorante, lokale dhe butik. Në qytete dhe aktualisht në zonën bregdetare kjo mungesë është akoma më evidente.

Nëse më parë bizneset kërkonin punëtorë me eksperiencë, sot shumë prej tyre janë të lumtur nëse gjejnë punëtorë, s’ka rëndësi ka apo jo eksperienca. Nëse më parë një biznes mund të merrte 10-15 kërkesa për punë, sot është biznesi që lutet të gjejë punëtorë. Eh Shqipëria jonë, vend cudirash!



Bordi merr vendimin: Ja me sa do të shitet nga sot nafta,benzina e gazi pas orës 18:00(Çmimet)

Bordi i Transparencës ditën e sotme ka vendosur sërish çmimet e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vendin tonë. Pas vendimit të djeshëm ku litri i naftës u la të shitej me 255, ditën e sotme ka vensosur që një litër naftë të tregtohet me 249. Ndërsa, sa i përket benzinës, duke filluar nga sot në orën 18:00, një litër nuk do të mund të shitet me më shumë se 242 lekë/ liter, ndërsa gazi do të vijojë të shitet me 83 lekë/litri. Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).


🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

The African heat has invaded Albania/ Learn how the temperatures will move and the surprises that await us in the evening

Air masses of African origin continue to be present today, dictating in our country clear and hot weather during the morning. The second part of the day brings the passage of eclipses throughout the territory of the country where the most pronounced eclipses are expected to occur in the northern and northeastern areas.

According to Meteoalb, the evening hours are expected to continue under the dominance of clear and hot weather.

Air temperatures will rise in the morning and at noon, fluctuating daily values ??from 16 ° C to 39 ° C.

The wind will blow with an average speed of 35 km / h from the South direction, creating swell over 2 points on the sea shores.

Neymar “Non Grata” in Paris/ PSG communicates the decision to the Brazilian!

According to the latest reports of RMC Sport, PSG has informed Neymar that he does not prefer him in the squad for the 2022-2023 season. The Brazilian star has failed to meet the expectations of the French club with the latter who in the summer of 2017 paid 222 million euros to transfer the 30-year-old from Barcelona. However, it seems that his adventure has already come to an end and the capitalists are definitely looking to remove him as much as they are willing to negotiate a possible loan, as well as to pay half of the salary that Neymar currently benefits.

Meanwhile, the two clubs that have been bent on as an alternative to the Brazilian’s future are Juventus and Barcelona. SuperSport writes that the whites are looking for an effective blow in the market, a figure which guarantees success in terms of marketing and in this respect Neymar is one of the most appreciated.

But, a return to Barcelona can not be ignored, something that the striker would gladly wait for, although the big obstacle is the economic situation of the Catalans.