Zbrazet Shqipëria/ Bizneset në krizë për krah pune, njoftime kudo në dyqane (Foto)

Shqipëria është vendi i paradokseve, ay ku njerëzit ankohen se nuk ka punë dhe bizneset ankohen se nuk gjen dot kollaj punëtorë. Largimi në masë i të rinjve po bën që Shqipëria të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Ata që po e ndjejnë më shumë janë bizneset private. Në një vëzhgim të bërë në dyqane të ndryshme në Tiranë, në xhamat e tyre shihen të afishe ku kërkojnë punëtorë. Në fotot e siguruara nga LSA, vihet re që kërkesë më e lartë ka për shitëse ose kamarier/e.

Kriza vihet re në biznese të ndryshme si të shitjes së luleve, fast-food, optika, restorante, lokale dhe butik. Në qytete dhe aktualisht në zonën bregdetare kjo mungesë është akoma më evidente.

Nëse më parë bizneset kërkonin punëtorë me eksperiencë, sot shumë prej tyre janë të lumtur nëse gjejnë punëtorë, s’ka rëndësi ka apo jo eksperienca. Nëse më parë një biznes mund të merrte 10-15 kërkesa për punë, sot është biznesi që lutet të gjejë punëtorë. Eh Shqipëria jonë, vend cudirash!



Advertisement