Çdo gjë gjë paguhet sikur ka lulishte.” Por në të vërtetë, në këtë lagje pranë rrugës nacionale Korçë– Ersekë mungon gjithçka. Kanalizimet e ujerave të bardha dhe të zeza, asfaltimi, trotuaret dhe gjelbërimi. Edhe pse është 10 minuta larg qendrës së qytetit, banorët thonë se investimet e bashkisë janë zero. Në këtë lagje jetojnë rreth 200 familje. Ujërat e zeza që derdhen në sipërfaqe, në këto ditë të nxehta vere, e bëjnë te padurueshëm erën e rënde, por njëkohësisht janë dhe burime infeksioni për këta banorë.
Banorët thonë:
Në këtë lagje unë kam 20 vjet që banoj, nuk është bërë asnjë lloj investimi. Rroftë gjermani që bëri atë të ujit, kanalizme s’ka. Të jetosh 20 e ca vjet në qytet, e mos të kesh asfalt dhe kanalizime është katastofale. Ç’do gjë paguhet sikur ka lulishte. Tërë lagjja i njëjti problem është”, thotë banori.
“Gjendja sic e shikoni, po qelbet dynjaja. kush pyet”, shprehen banorët.
Shumë familje i kanë nxjerrë shtëpitë në shitje duke kërkuar alternativa më të mira jetese.
“Këtu vetëm kur u bënë legalizimet, tjetër gjë nuk është bërë. Po bëhen fshatrat me rrugë, këtu nuk e di ca problemi kanë”, thotë një banor.
Abc u interesua në bashkinë e Korçës për këtë problematike, por askush nuk na është përgjigjur. /abcnews.al/
Video