Acarohet nga pyetja/ Rama fut në “riedukim” një tjetër gazetar(Debati)

Kryeministri Edi Rama ka futur në “riedukim” një tjetër gazetar, pasi ky i fundit e nervozoi duke i drejtuar një pyetje ministres Olta Xhaçka. Gazetari Klevin Muka pyeti ministren, por ka ndërhyrë kryeministri i cili nuk ka pranuar që të japë përgjigje.

Diskutimi me Ramën:

Edi Rama :Do të kalosh në riedukim si Ambrozia dhe për 3 muajtë e ardhshëm nuk jeni i mirëpritur në takimet tona dhe konferencat.

Klevin Muka:Se kuptoj, a e keni vendosur vetë ju Kodin Etik?

Edi Rama: Siç pe, me Ambrozian korrektësia ishte dhe për pyetje të përsëritura pa asnjë kuptim do të kesh një riedukim për 3 muaj që i bie korrik, gusht, shtator. Në tetor eja dhe je i mirëpritur, sepse e para në Kodin Etik të gazetarit dhe të Konferencës ka një normë që quhet respekt.


32 vjeçari nga Tirana: “Me 450 mijë lekë nuk bën dot asgjë,mbetëm beqar këtu është skandal, me ik natën(video)

Jeta në Shqipëri sa po vjen dhe po bëhet më e vështirë dhe zgjidhja duket se është vetëm emigrimi, pasi këtu s’ka shumë shpresë se mund të ndryshojë situata. Një 32-vjeçar që punon faturino dhe merr 450 mijë lekë rrogë në Tiranë në BoxPop e Abc, shprehet se kjo rrogë nuk i del për asgjë dhe po merr ilace nga stresi i tepërt. “Marr gjilpëra dhe ilaçe nga stresi i tepërt. Po flejmë gjumë për të kursyer një vakt bukë. Nuk kemi për të ngrënë. Ngelëm beqarë, nuk gjejmë dot një nuse për të krijuar familje.

Këtu jetojnë ato që bëjnë budalliqe dhe kanë makina luksi ndërsa shtresa jonë nuk jeton dot. Paga nuk del për asgjë. Kjo është jeta këtu. 120 lekë buka, 60 lekë një mollë dhe 80 lekë një dhallë, bëjnë 280 lekë, pra vetëm një vakt.

Këtu është skandal, me ik natën. Vetëm këto bëjnë 280 lekë, po deri në darkë? Nje vakt e ha, një vakt fli gjumë se nuk ia del dot, kursejmë ushqimin. Ngelëm beqar, s’vjen nusja me 450 mijë lekë se c’do bëjë me aq. Do iki jashtë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ndër të tjera i riu nga Tirana. SHIKO VIDEON


Bordi merr vendimin : “Ja me sa do të shitet nga sot nafta,benzina dhe gazi pas orës 18:00(Çmimet)

Bordi i Transparencës ka vendosur, këtë të premte, çmimet e reja për karburantet, të cilat kanë pësuar një ulje të lehtë. Nga sot pas orës 18:00 çmimi i naftës do të jetë 243 lekë për litër, çmimi i benzinës 235 lekë dhe gazi 81 lekë për litër.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.


Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Policia bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 650 shoferë,7 prej tyre iu heq patentën

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u vunë në pranga 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” njëri prej të tyre edhe për veprën “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe u referuan materialet në Prokurori për 3 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 650 drejtues mjetesh📝

29 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.


Janë vendosur 168 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 157 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 279 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓