E pazakontë në Sarandë/ Turistja rrëzohet në tualet, transportohet me urgjencë drejt Tiranës…

Një turiste polake, e cila ishte me pushime në qytetin e Sarandës, është rrëzuar në tualet duke marrë dëmtime të rënda. 58-vjecarja është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit te Sarandës me plagë në kokë, ku mjekët pasi kanë konstatuar hemoragji të brendshme e kanë nisur me urgjencë drejt kryeqytetit Transportimi i 58-vjeçares do të bëhet me ambulancë, me qëllim për të marrë një trajtim më të specializuar në Tiranë.

Sarandë/Informacion paraprak

Në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjeksore shtetasja polake A. N, 58 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megi Pojani nuk ndalet /Don Xhoni paralajmëron hitin e verës ku protagoniste do jetë modelja e njohur…

Prej kohësh reperi nga Drenica, Don Xhoni ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me titullin “Katile”. Dhe tashmë pritej së fansave të tij po iu vjen fundi pasi reperi ka zbuluar datën e lansimit të këngës më të re. Bashkë me paralajmërimin, Don Xhoni ka treguar edhe një befasinë që e pret publikun në videoklipin e tij. Vajza që do të jetë në krahët e reperit si protagoniste në klip është aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Megi Pojani.

Doni Xhoni ka postuar një imazh ku shihet bashkë me Megin e cila ka vendosur duart në gjoksin e reperit. “Vera fillon dhe mbaron më 07.07. 2022, 23:59”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e fundit e Don Xhonit është “Crypto” e lansuar në mars të këtij viti. Në anën tjetër, edhe Megi ka qenë mjaft e komentuar kohëve të fundit.

Ne media u tha se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi me të cilin thuhet se ka kaluar pushimet e fundit.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër përveçse të presim datën 7 korrik për të parë çfarë na kanë përgatitur reperi Don Xhoni dhe Megi Pojani.


Eli Fara mahnit me pamjet nga Korça: “Edhe vajzat 20 vjeçe e kanë zili (Foto)

Eli nuk njihet vetëm për zërin dhe muzikën, ajo njihet edhe për bukurinë e jashtme, ku duket shumë e re edhe në ditët e sotme, pavarsisht moshës së saj. Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë disa imazhe bardh e zi dhe foto së bashku me Marinën të realizuara nga fotografi i njohur Fadil Berisha.


Më popull servil, lapangjoz e pa shtyllë kurrizore se shqiptarët nuk mund të gjesh”-Nga Mentor Kikia

NGA MENTOR KIKIA:

Popull servil e pa shtylle kurrizore! Gjithnje e me shume binden, fort madje, se ne kete vend punet kane ecur mbrapsht jo per faj te udheheqesve.

Eshte populli! E di qe do me kritikoni, por une them serish me bindje se eshte populli. Me popull servil, lapangjoz e pa shtylle kurrizore nuk mund te gjesh. Nuk ka ngelur udheheqes, mashtrues e delenxhi pa i kenduar kenge, me saze, me iso, me cifteli, me daulle….

I kenduam Enverit dhe Mehmetit sa na doli rryli i fytit. Me pas Fatos Nanos, Sali Berishes, Ilir Metes, Sudes e Rrapush Xhaferrit. Ka 10 vjet qe i kendojme Edi Rames. Per cdo km rruge qe ben e per cdo kanal qe pastrohet ka nga nje kenge.


Madje ia kenduan nje edhe Erdoganit, xhaxhait tone te madh. Sot i kane kenduar kenge Rames, Belindes dhe Damianit per lotin e pare te rruges Kardhiq-Delvine.

Jane edhe tre lote(segmente), beni gati kenget e tjera o fyej. Ne me gjeni nje popull te dyte si ky, une mbyll gojen, syte dhe hundet.Kenga kushton shume – thote Kadareja diku. Ndersa ne ta kendojne edhe per nje byrek me dhalle.

Une perfundimisht them se ne meritojme jo te vidhemi e te shtypemi. Por udheheqesit mund te na vijne dere me dere e te na pshurrin mengjes per mengjes.

I adhuroj veriorët se… /Moderatorja e Top Channel: “Ata kanë potencë mashkullore dhe realisht gjej shumë siguri…

Po bën xhiron e rrjetit sot një deklaratë e Erjola Doçit. Gjatë një debati në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, teksa po flitej për diferencat jug-veri, Erjola është shprehur se veriorët i pëlqen sepse sipas saj janë analfabetë.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, thotë Erjola, e cila vetë është me origjinë nga Kukësi.

“Ideja ime për partner lidhet vetëm me veriun sepse më pëlqejnë që nga mënyra e qëndrimit, prezenca, potenca mashkullore dhe realisht gjej shumë siguri, pa ofenduar jugun”, është shprehur Erjola.

Video:



Sekuestrohen 10 lopë të pamatrikulluara/ Policia : “Shpall në kërkim 31 vjeçarin nga Devolli

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e saj policor, teksa ka sekuestruar 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin. Mësohet se është arrestuar në flagrancë K. G., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 31 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit K. G., u gjetën 10 krerë gjedhë, të pamatrikulluar, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra. Kontrabandonin bagëti të trasha nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, pas hetimeve disamujore dhe informacioneve të grumbulluara, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. G., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 31 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.


Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë në shtetin grek, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e shtetasit K. G., me mjetin tip “Benz”, në pronësi të tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit K. G., u gjetën 10 krerë gjedhë, të pamatrikulluar, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit D. M., si edhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Parashikimi i motit për datën 2 korrik 2022

Territori gjatë paradites do të mbetet në pjesën më të madhe në ndikimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore do të ketë kalime të pakta të vranësinave. Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësinat të shfaqen në të gjithë zonën malore dhe të ulët, ku në skajin Verior do të ketë shifra të pakta. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 16 gradë C deri në 40 gradë C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.


Dashuria nuk njeh moshë/ Njihuni me gruan 24 vite më të madhe të presidentit Macron…

Dashuria nuk njeh moshë, le të njihemi me gruan 24 vite më të madhe të presidentit Macron
Zgjedhjet e vitit 2022 në Francë do të mbahen midis 10 dhe 24 prillit, kur do të zgjidhet presidenti i Republikës. Lideri aktual francez, Emmanuel Macron, dhe e djathta ekstreme, përfaqësuar nga Marine Le Pen, janë favoritët për të fituar zgjedhjet e dymbëdhjeta presidenciale.

Ajo do të mbushë 69 vjeçe në mes të votave franceze. Brigitte është mbiquajtur ‘Bibi’, u martua me Emmanuel Macron në vitin 2007.Ajo ka qenë e martuar më parë me bankierin André-Louis Auzière (1974-2006), me të cilin u divorcua vetëm një vit para se të bëhej gruaja e presidentit aktual francez. Siç shihet nga biografitë e tyre, Brigitte është 24 vjeçe më e madhe se burri i saj.Emmanuel Macron ka lindur më 21 dhjetor 1977, gjithashtu në Amiens.

Zonja e parë franceze ka tre fëmijë, të gjithë nga martesa e mëparshme, ndonëse marrëdhënia që kanë me Emmanuel është e jashtëzakonshme. Për më tepër, shtatë nipërit e zonjës së parë e konsiderojnë Macron si gjyshin e tyre.


Brigitte Macron ishte mësuese e shkollës së mesme dhe deri në vitin 2015 ka dhënë mësime letërsie në “Lycée Saint-Louis-de-Gonzague” në Paris, një shkollë e rëndësishme elitare. Por përpara se të jepte mësim aty, Brigitte punoi në Kolegjin Lucie-Berger në Strasburg (1980) dhe në Lycée la Providence në Amiens (1990).Pikërisht aty u takua me Emmanuel Macron, me të cilin kishte marrëdhënie intime, edhe duke qenë nxënësi i saj.

Prej vitesh ka pasur një polemikë të madhe për sek sualitetin e saj, pasi thuhej se ishte një grua transseksuale. Ishte viti 2021 kur kjo hipotezë u hodh poshtë. Ishte Natacha Rey, një përdoruese e internetit franceze e ekstremit të djathtë dhe mbështetëse e QAnon, e cila hodhi poshtë këtë teori, sepse Brigitte ka tre fëmijë.

Aksident në Korçë-Voskopojë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, shoferi 20-vjeçar niset….

Një aksident është regjistruar në Korçë. Një 20 vjeçar me inicialet N.K, banues në Voskopojë ka humbur kontrollin e mjetit të tij rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe ka përfunduar në kanal. I riu është lënduar dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës.

Njoftimi i Plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2022, rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, Korçë, shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.