Aksident në Korçë-Voskopojë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, shoferi 20-vjeçar niset….

Një aksident është regjistruar në Korçë. Një 20 vjeçar me inicialet N.K, banues në Voskopojë ka humbur kontrollin e mjetit të tij rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe ka përfunduar në kanal. I riu është lënduar dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës.

Njoftimi i Plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2022, rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, Korçë, shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.