Salianji ngre me këmbë strukturat e PD-së në Korçë: Ejani në 7 Korrik, përpara kryeministrisë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me anëtarët e degës së demokratëve në Korçë, në prag të zhvillimit të protestës së 7 korrikut. Salianji ka publikuar në rrjetin e tij social, një foto nga takimi ku shkruan se demokratët në Korçë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën.

Reagimi i Salianjit në Facebook

📍Korçë

Jam i privilegjuar për mbështetjen e përhershme të demokratëve!
Demokratët përtej çdo rezerve ndaj njëri tjetrit, janë bashkë në betejën politike me Edi Ramën

📌Në 7 korrik protestohet për:

✅️ Rrutjen e çmimit të karburanteve!
✅️Rritjen e çmimeve të ushqimeve!
✅️Pensionet dhe rrogat e ulëta!
✅️Eksodin masiv të shqiptarëve!
✅️Varfëria ekstreme!
✅️Për fermerët që po flakin prodhimet!
✅️Barnat që nuk rimbursohen!

Secili ka arsyen e tij për të protestuar!

Ejani në 7 Korrik, përpara kryeministrisë!


Salianji nga Korça: “Jam këtu për organizimin e protestës së 7 korrikut pasi Korça po kthehet në një provincë të humbur…

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga protesta kombëtare e PD-së, deputeti Ervin Salianji ka zbritur në terren me strukturat në qytetin e Korçës. Salianji është shprehur për mediat se sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë që të protestojnë ndërsa ka theksuar se çdo kush duhet të jetë i pranishëm përballë kësaj qeverie që i ka shtypur në këto 9 vite.

Jam në Korçë për organizimin e protestës së 7 korrikut. Ka mobilizim të të gjitha strukturave. Ka shumë arsye për të protesuar. Korça ka edhe më shumë arsye pasi po kthehet në një provincë të humbur. Ka arsye për të protestuar, pasi duke i hequr gjykatën dhe pjesën më të madhe të institucioneve dhe po tentojnë ta kthejnë në një çiflig për një grup shokësh dhe miqsh, të cilët edhe jetën e qytetarëve duan ta kthejnë në pronë private.

Shikoni pak edhe emërimet që kanë bërë së fundmi, pa asnjë arsye PS, në fakt nuk ka pasur arsye PS pse të zgjidhte një nga kryetaret e PS të Korçës një person të akuzuar por edhe të kapur nga media që blinte vota në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2013. Kanë arsye për të protestuar fermerët që po hedhin prodhimet, qytetarët që po i blejnë produktet shtrenjtë, studentët që s’kanë mundësi punësimi, pasi vendet e punës i zënë ata që janë afër oligarkëve të PS ose ndonjë gjasme demokrat, ata që s’marrin kempet, ndihmën ekonomike.


Demokratet janë bashkë për të protestuar, i bashkon beteja kundër qeverisë. Investimet janë lënë në mes, si rruga Qukës- Qafë Pllocë, s’ka investime në qytete dhe fshatra. Unë si deputet i PD do jemë në protestë. Të gjithë pavarësisht ndryshimeve do të jemi në protestë.

Nesër seanca në Apel. Do të jem aty, si çdo qytetar. Do jem i pranishëm. Kam mbi 600 çështje gjyqësore. Drejtësia është e vonuar, penguar, nuk ka hetim ndaj atyre që marrim paratë e qytetarëve por hetohen gazetarët dhe ata që denoncojnë.Shumica e grupit parlamentar do të jetë pjesë e protestës. Kushdo ka arsye për të protestuar”, deklaroi Salianji.

I kanë mbetur vetëm pak ditë jetë/ Emocionon Stresi… i plotëson dëshirën e madhe 12-vjeçarit !

Këngëtari i njohur Stresi i ka emocionuar të gjithë me veprimin e fundit.Edhe pse njihet si “djali i keq”, këngëtari ka një anë të ‘butë’ që e ka treguar shumë mirë sot, teksa vizitoi në spital një 12-vjeçar, i cilin vuan nga një sëmundje e rëndë. I mituri kishte shprehur dëshirën që ta takonte reperin pasi ishte këngëtari i tij i preferuar, dëshirë të cilën sot ai ia ka plotësuar. Ishte faqja Brryli Broadway që publikoi mbrëmë mesazhin e njërit prej të afërmëve të 12-vjecarit dhe Stresi nuk ngurroi aspak për t’i plotësuar dëshirën.

“Pershendetje Brryli! Kerkoj mbeshtetjen tuaj per te bere sadopak te lumtur nje 12 vjecar me iniciale S.T, i cili eshte diagnostikuar me Tumor Cerebral dhe nuk i ka mbetur edhe shume kohe per te buzeqeshur dhe gezuar ditet.

E vetmja gje qe ka kerkuar keto dite eshte prania e kengetarit Stresi ne ambjentet e spitalit te Pediatrise. Ju lutem ajo qe kerkoj prej jush eshte te gjejme nje menyre qe kjo gje te behet realitet, duke e etiketuar kengetarin ne fjale apo nepermjet kontakteve qe ju mund te keni.

Do ju ishim vertet shume mirenjohes nese do mernit pjese ne nje enderr kaq te vogel kundrejt nje semundjeje kaq te madhe.Faleminderit!”. Në disa postime të bëra në rrjetet sociale, Stresi tregon momentin kur takon vogëlushin, të cilit i kishte bërë edhe një lodër dhuratë. ‘Sa e padrejtë është jeta”, shkruan Stresi.


Përleshja e bandave shqiptare në Athinë/ Kush është Korçari që hapi zjarr i pari…

Përplasja e armatosur mes dy grupeve shqiptare, shkaktoi 3 të vrarë dhe 3 të plagosur në Athinë. Sipas mediave vendase, fillimisht sherri ka nisur mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Kato Patisia” të kryeqytetit grek. Një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare që drejtohej nga një vajzë dhe si pasagjer ndodheshin dy persona të tjerë, i kanë zënë pritë një djali të ri që lëvizte me një motoçikletë.

Sapo i afrohen, njëri prej tyre qëllon nga makina dhe e plagos në gjendje të rëndë.I riu që udhëtonte me motoçikletë ndërron jetë në spital gjatë orëve të para të mëngjesit.
Në vendngjarje, u gjend edhe babai i drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend personin nga pala kundërshtare.

Sipas tyre, personi që fillimisht hapi zjarr dhe që më pas u vra nga babai i shqiptarit që lëvizte me motoçikletë është identifikuar si Adil Tefa, me origjinë nga Korça. Ai cilësohej si kreu i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës. Sipas hetuesve grekë, personi tjetër që ndodhej në makinën Audi tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke e lënë atë të plagosur.


Adil Tefa, me origjinë nga Korça

Ndërsa shqiptari që ndodhej në makinën Mercedes u largua dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë “Toyota” të zezë. Sapo mbërriti në vendngjarje, policia u vu në ndjekje të makinës Toyota, të cilën e gjeti të pakuar jashtë një lokali në lagjen “Ajos Anargjiros”, ku dyshohej se do të kryente grabitje.

Policia i bëri thirrje shqiptarit që të dorëzohej, por i riu qëlloi drejt tyre duke i lënë të plagosur dy efektivët, njërin në këmbë e tjetrin në shpatull. Policia u kundërpërgjigj duke vrarë autorin. Dy nga 3 viktimat janë identifikuar si Jani dhe Gëzim, rreth 30 vjeç. Mediat e huaja shkruajnë se të tre viktimat janë shtetas shqiptarë që kishin njohje dhe lidhje miqësore me njëri-tjetrin, e që përplasja mes tyre kishte nisur për shkak të drogës.

Tre shqiptarët e vrarë rezultonin të arrestuar në maj të vitit të kaluar në Athinë, si të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Deri më tani në pranga është vënë vetëm vajza shqiptare që drejtonte makinën Mercedes benz dhe 4 persona janë shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në këtë masakër.


Në spital të plagosur ndodhen 3 persona, dy policët dhe një shtetas shqiptar që në tentativë për t’u larguar gjatë shkëmbimit të zjarrit, u përplas nga makina./abcnews.al/

Adil Tefa
Adil Tefa

Afron “Java e ferrit”/ Temperatura deri në 35 grade priten në Korçë, ja zonat ku termometri do arrijë rekorde…

Ditë akoma më të nxehta po afrojnë. Madje sinoptikanët kanë paralajmëruar se kjo do jetë’Java e ferrit’ për Shqipërinë ku në vend do regjistrohen temperatura ekstreme. Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se kjo fundjavë parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Sipas sinoptikanes, kjo është vala më e gjatë e të nxehtit, e cila pritet të vijojë edhe javën që vjen, deri ditën e enjte. Ndërkohë, nga e premtja pritet të ketë ulje temperaturash, por edhe reshje shiu apo rrebeshe, kryesisht në zonat malore.

“Kjo javë konsiderohet si valë e të nxehti relativisht të gjatë. Vala ka vijuar shumë e gjatë dhe do ta kemi prezentë deri nga dita e premte. Parashikohet që fundjava të shënojë temperatura shumë të larta, deri në 40 gradë, që nga Shkodra, Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati. Nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë vlere mbi 40 gradë. Edhe mëngjeset kanë qenë me temperatura shumë të larta, ku më të larta janë në zonat jugore e kryesisht në bregdet. Parashikohet që deri ditën e enjte do të vazhdojë i nxehti.

E hëna dhe e marta do të sjellin një shtim të lagështirës, duke bërë që i nxehti këto dy ditë të nxihet shumë, megjithëse do të ketë edhe vranësira. Do të presim deri nga data 6-7 korrik, dhe do të kemi një rënie temperaturash.


Reshjet do të jenë kryesisht pas të enjtes, do jenë në sasi të pakta, ku nuk përjashtohen dhe rrebeshet. Kjo valë e të nxehti parashikohet si më e gjata në kohë, megjithatë është e ngjashme me valën e vitit të kaluar në gusht, ku patëm një valë 18-19 ditë, por jo me vlera ekstreme. E tillë do të jetë edhe kjo, valë e gjatë, ku edhe në Korçë, që është zona më e freskët, temperaturat shënjojnë 35 gradë celsius”, u shpreh sinoptikania Porja.