Nëse nuk doni të keni stres? Hiqni këto tre objekte nga shtëpia…

Shtëpia është vendi ku gjejmë paqen dhe pushimin, veçanërisht kur kemi një ditë të ngarkuar me stres. Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë se disa objekte apo situata në shtëpi mund t’ju shkaktojnë stres dhe ankth pa e kuptuar? Shihni tre prej tyre, sipas studimit:

Shtrati i çrregullt

Pavarësisht se sa i mërzitshëm jeni të rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, kjo është diçka që do të bëjë vetëm mirë për psikologjinë tuaj, sipas hulumtimeve. Rregullimi i dhomës së gjumit krijon një ndjenjë qetësie dhe gjithashtu mund të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës.

Shumë pasqyra

Nëse e keni mbushur shtëpinë me pasqyra në çdo dhomë, ndoshta është koha të mendoni përsëri. Sipas studiuesve në Institutin e Psikiatrisë në Londër, pasqyrat shkaktojnë ankth për pamjen tonë edhe nëse nuk e kuptojmë.


Sendet e dëmtuara ose të thyera

Të gjithë kemi një send të thyer ose të dëmtuar në shtëpi që për ndonjë arsye nuk e dimë se i mbajmë dhe nuk i hedhim. Ekspertët thonë se kjo është për shkak të ndjenjës së mungesës e cila nga ana tjetër shkakton ankth.

Pranga dy shqiptarëve në Athinë/ Shpërndanin “të bardhë” me kuti ushqimesh…

Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 38 vjeç, janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për trafik droge. Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptarët u arrestuan pasi pas kontrollit në një zonë pranë shtëpisë së 38-vjeçarit, iu gjet kokainë, e cila ishte e ndarë në 10 pako, me qëllim shitjen e menjëhershme, si dhe 2 pako me kanabis të papërpunuar. Po ashtu në shtëpinë e 30-vjeçarit u gjetën 3 pako me kokainë. Në total, nga hetimet e policisë u gjetën dhe sekuestruan: 1936,5 gram kokainë, 1880 gram kanabis të papërpunuar, shumën 44334,4 euro, 3 peshore elektronike, një makinë, një motor, 2 celularë dhe një kuti nga një kompani shpërndarëse ushqimore. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

“Zbuloi parcelën me kanabis”/Merr kthesë ,rrjedha e hetimeve për vrasjen që tronditi Korçën…

Një intrigë dashurie është dyshimi kryesor për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeços. Efektivët kanë vënë në pranga tre autorët e dyshuar të krimit të rëndë, të cilët akuzohen se mbytën me litar të riun dhe e hodhën trupin e tij të pajetë në rezervuar, për të humbur gjurmën. Por banorët e fshatit Kolanec ku jetonte 26-vjeçari shprehen se vrasja e Martin Çeços nuk ka lidhje me një vajzë, por me një parcelë kanabisi që ai kishte zbuluar rreth një muaj më parë.

Një bari i zonës rrëfeu për emisionin “Uniko” se viktima kishte shkuar për të prerë dru në fshatin Bickë dhe atje kishte zbuluar një parcelë me drogë që donte ta denonconte në polici. Por sipas tij, “grupi i fuqishëm që kishte mbjellë lëndën narkotike, që përbëhej nga rreth 90 persona” e kishin kërcënuar se do e vrisnin, madje i kishin kërkuar të zhdukej nga Shqipëria.

Bariu tregoi se 26-vjeçari i frikësuar për jetën ishte larguar drejt Gjermanisë por e kishin kthyer sërish mbrapsht, ndërsa mbrëmjen e vrasjes së tij kishin parë një makinë të zezë pa targa.

Bariu: “Kishte shkuar të bënte dru, e kërcënonin ata të drogës. S’ka lidhje femër me vrasjen e tij, janë të gjitha fjalë. Zbuluan padashje parcelën e drogës, nuk e prishën. Por këta nuk donin që ta zbulonin, ishin shumë grup i madh, shumë. Rreth 90 veta, mbjellin vetëm zonën atje. Drutë e morën në qafë atë, kishte gati 1 muaj që e kishte zbuluar parcelën.


Ata e kërcënonin, i thoshin do të vrasim. Çfarë nuk i thoshin, mos hajde më këtej, zhduku fare, i kishin thënë. Zhduku nga Shqipëria, që të mos rrinte këtu. Ishin të fuqishëm. Banorët kanë parë një makinë të zezë pa targë atë natë. Më pas targën e kishin vendosur kur u larguan. Nuk ka qenë i martuar, u tha për të humbur gjurmët. Nuk jemi ndjerë më parë të kërcënuar. Se lidhte asgjë Martinin me kultivimin e lëndës narkotike, vetëm e zbuloi. Donte ti denonconte, por hoqi dorë, kishte frikë. E kërcënuan keq, nuk shkoi në polici. Iku në Gjermani, por e kthyen ata.”

“Nuk më besohet se vrasja e tij ka lidhje me një femër, për aq sa e njihnim neve. Ndoshta ndonjë arsye tjetër”, tha një grua për “Uniko”.

“Shkonte shumë mirë me të atin. Punonte, kishte 3 mushka bënte dru. Ishte shume i turpshëm, s’ma merr mendja për Martinin që kishte punë vajze”, tha një banore tjetër./Lapsi

Denoncimi i Berishës: “Sot nafta në Shqipëri po shitet 22 cent më shtrenjtë se në Gjermani” (Fotolajm)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dënuar rritjen e çmimit të naftës nga bordi i Edi Ramës.Berisha shkruan në Facebook se nafta sot u rrit në 252 lekë për litër ose 2.11 euro, çmim ky më i shtrenjtë edhe se në Gjermani ku 1 litër naftë sot kushton 188.9 euro. Çmimi i naftës në Gjermani 188.9 euro .Nafta në Shqipëri u shit sot 22 cent më shtrenjtë se në Gjermani. Çmimi i naftës në bursë është në rënie

Reagimi i Plotë:

Vazhdon vjedhja e qytetarëve nga bordet komuniste të Edvinit!
Çmimi i naftës në bursë ra sot me 8 dollarë, kurse bordi i Ramës sot rriti çmimin në 252 lek apo 2,11 euro kundrejt 188.9 € që u shit sot në Gjermani.

Pra, sot nafta në Shqipëri u shit 22 cent më shtrenjtë se në Gjermani.
Vjedhje e turpshme! #sb


7 Korrikut po afron…/ Erion Veliaj bën reagimin epik : Ç’është kjo protestë pa sens në mes të vapës?!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në lidhje me Teatrin e Ri Kombëtar që do të fillojë punimet këtë vjeshtë si dhe ka deklaruar se do të kandidojë për një mandat të tretë si kryebashkiak në Tiranë. Më pas Erion Veliaj ka ironizuar protestën e 7 korrikut duke thënë thënë se “çfarë është kjo protestë pa logjikë në mes të vapës?!”.

Por nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur Edi Paloka që tha se do ta shikojmë me 7 korrik sa trim je ti Erion, nëse ta mban të rrish në zyrë ditën e protestës.

Me sa duket do të kemi zhvillime interesante me 7 korrik në Tiranë edhe para bashkisë!


Eksperti i kriminalistikës jep deklaratën e fortë: Te vrasja e Artan Santos nuk ka gëzhoja, por…

Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sofistikuara në shkencën e zbulimit dhe të konstatimit gërmojnë përtej çdo materiali që policia e merr në një skenë krimi. Duke nisur nga më të zakonshmet si gëzhoja, predhat apo dhe gjurmët e barutit në duart e të dyshuarve që qëllojnë me armë zjarri. Provat e dukshme apo të padukshme që përcillen nga çdo cep i vendit dhe që marrin përgjigje të pakundërshtueshme, ose arkivohen në pritje të identifikimit të autorëve, prej këtu kthehen në armën më të fortë të të një prokurori që përfaqëson akuzën e shtetit në gjykatë. Gjithsej laboratori ruan fondin e 14 mijë ngjarjeve me armë zjarri. Këtu predhat, si kjo që u eksportua për vrasjen e bankierit Artan Santo janë digjitalizuar dhe policia shkencore përpunon të dhëna sa herë që një prokurori kërkon të dhëna sikurse SPAK kur rihapi dosjen SANTO

“Nuk u gjet gëzhojë u gjet një copë predhe. Ajo që mbetet e qartë është se është gjuajtur me armë revolver tip mulli dhe ne e kemi arkivuar”, thotë Nikolin Duro.

Volumi më i lartë i gëzhojave të shkrepura i përket vitit 1997 dhe çdo qytet ku janë shkrepur e shkrepen armë ka sirtarët e tij të krimit . Aty mungon vetëm një nga dhjetëra gëzhoja të shkrepura në 21 janar, dhe që është gëzhoja që vrau Aleks Nikën. Prokuroria ka vendosur ta dërgojë në Itali, ndonëse ekspertët shqiptarë por edhe amerikanë kanë konfirmuar më herët ngërçin për të identifikuar armën që qëlloi.

Ishte kthyer në problematik/ Arrestohet pedofili që ngacmonte seksualisht vajzat e mitura

Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, nën akuzën e veprës penale “Ngacmim seksual”. Sipas policisë, shtetasi Vehbi Haxhija ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme disa shtetase të mitura. Ai e prezanton veten si ujk të se*sit. Chatet e tij ishin të pafundme me të mitura, të cilave u premtonte shuma parash në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.


Studimi/ Ky është emri më i përhapur për vajza në Korçë(Harta)

Shqipëria së fundmi ka pasur një bum në shumëllojshmërinë e emrave për fëmijët e sapolindur. Megjithatë emrat e vjetër dhe karakteristik për shumë zona kanë vijuar të jenë shumë të përhapur.Në 10 qytete të vendit emri më i përhapur është Mimoza. Më pas emri i dytë më i përhapur është “Fatime” në 7 qytete, ndjekur nga emri Kristina që në 6 qytete në Jug – Lindje të vendit është më i përhapuri.

Për sa u përket djemve dhe burrave, duke u bazuar tek tabela, emri më i përdorur në disa qytete të vendit është Arben, por nuk mungon as emri Bajram, Ndue, Vasil, Gjergji etj.

Më poshtë ju sjellim edhe hartën me emrat më të përhapur për gratë dhe vajzat sipas qyteteve./abc news


Njihuni me historinë e pazakontë /Gruaja nga Korça rrëfen dramën: “Si bashkëshorti më torturonte të rrëfehesha në kishë dhe të pranoja sikur…

Një rast ektrem dhune mes një çifti në Korçë është zbuluar së fundmi nga “Top Channel .Mësohet se një grua torturohej dhe detyrohej që përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Bashkëshorti i gruas ushtronte dhunë fizike dhe emocionale ndaj saj aq sa ai e detyronte atë udhëtonte në Greqi për të kërkuar falje në kishë. Kjo situatë e cila ka zgjatur për disa vjet e ka çuar gruan në gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të jetuar, derisa u bind se po izolohej tërësisht për të shmangur çdo burrë te të cilët i shoqi bëhej menjëherë xheloz.

Ai më ka detyruar të shkruaja letra që i quante ‘Betime para Zotit’, në të cilat unë duhet të pranoja dhe të betohesha para tij se po rrëfehesha për meshkujt me të cilët ishte i bindur se e kisha tradhtuar. Megjithëse nuk ishte e vërtetë, rrëfehesha dhe kërkoja falje përpara thikës që më vendoste në fytyrë.

Ai më detyronte që këto betime përpara Zotit t’i lexoja në shtëpi , por më çonte t’i lexoja edhe nëpër kisha të ndryshme në Greqi.

Bashkëshorti pasi i pranonte “pendesën” për tradhti që gruaja nuk i kishte bërë e paralajmëronte se në rast se nuk firmoste betimet, familja e saj do mallkohej me zhdukje. Për të dëshmuar dhunën në familje, gjykata ka marrë në pyetje edhe djalin e çiftit i cili ka deklaruar se babai i tij kalonte në gjendje depresive tre deri në katër herë në vit dhe se bëhej xheloz për meshkuj të ndyrshëm të panjohur, për të cilën akuzonte të ëmën.


Gjykata e Lartë shqyrtoi një rast dhune ekstreme dhe disa vjeçare mes një çifti nga qyteti i Korçës, duke urdhëruar Gjykatën e Apelit që ta rigjykojë çështjen pasi gjeti të pavend pushimin e akuzave ndaj bashkëshortit xheloz. Dhuna në familje e përsëritur i ka shtyrë gjykatat që tanimë të mbajnë një qëndrim tjetër, atë të nxjerrjes nga banesa të bashkëshortëve, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë mbi 500 metra larg viktimës dhe fëmijëve. Por me gjithë ashpërsimin e ligjeve, fenomeni mbetet i njëjtë.

Çmenduri në Pogradec/ 13 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin 15 vjeçar dhe…

Një 13-vjeçar, banues në Pogradec, u procedua për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec , për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “

Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shoferëve të kamionit iu kthehet në ves/ Policia në Kapshticë iu kapën edhe emigrantë…

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. L., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë gjatë procedurës së skanimit të kamionit tip “Man” që ky shtetas drejtonte konstatuan të fshehur 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së.

Edmond Spaho: “Shqipëria në rrezik…protestën do ta drejtojnë shoqëria civile dhe akademikët

Sekretari për Integrimin Europian në PD, Edmond Spaho, ka folur për protestën e 7 korrikut. Spaho u shpreh se protesta nuk do të drejtohet nga një parti politike, pasi sipas tij, do të jetë shumë e gjerë se kaq. Shqipëria në rrezik’ është slogani i protestës, i cili tregon se është përtej PD-së. Momenti në të cilin ndodhemi ne si shoqëri është mjaft kritik. Kjo nuk është rrjedhojë vetëm e opozitës të marrë fatet e vendit në dorë, por e të gjithë qytetarëve.

Fakti që këtë protestë nuk do ta drejtojë një parti politike apo opozita, por pjesë e saj do të jenë shoqëria civile, bota akademike, segmente të tjerë që janë të interesuar që vendi të ndryshojë, është në favor të kësaj që shpjegova më sipër’.

Kam theksuar se në bazë nuk ekziston ajo ndarje që kemi në grupin parlamentar, ku mesa duket do të dojë më shumë kohë të gjenden gjuha e bashkëpunimit. Në bazë po kthehemi në gjendjen ku të gjitha strukturat funksiononin në mënyrë harmonike. Protesta, si një armë e përhershme e PD, i ka shtrirë edhe më tej urat e komunikimit’, tha Spaho. /A2

Protesta e 7 korrikut/ Nis mobilizimi dhe përgatitja e shqiptarëve të Greqisë(Foto)

Shqiptarët e Greqisë do t’i bashkohen protestës së 7 korrikut në Tiranë, para Kryeministrisë. Sekretari i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, foto nga takimi me demokratët në Kiato të Greqisë, ku nga 7 mijë banorë, 2 mijë janë shqiptarë. Indrit Hoxha shkruan se qëllimi i takimeve me demokratët shqiptarë në Greqi, është riorganizimi dhe mbështetja e protestës së 7 korrikut.

Reagimi i Plotë:
Me demokratet ne Kiato te Greqise nje vend qe ka rreth 7000 banore nga te cilet 2000 jane shqiptare.
Riorganizimi i Partise Demokratike ne diaspore, mbeshtetje per protesten e dates 7 korrik ne Tirane.
Falenderime per Kryetarin Bashkise Spyridon Stamatopoulos, I cili na vendosi ne dispozicion ambietet e bashkise per takimin e PD.
Neser jemi me degen e PD Athine dhe mbas takimit drejt Tiranes sebashku me nje pjese te demokrateve per te protestuar ne shesh.


I kthyer në beniamin të tifozëve/ Pronari i ri i Çelsit organizon takim me Armando Brojën dhe…

Armando Broja nuk shihet më vetëm si një lojtar premtuarës por si një futbollist i cili mund të bëhet një emër i njohur në një kampionat shumë të fortë siç është Premier Liga. Kjo shihet qartësisht nga fakti se ai është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkato me oferta të rëndësishme që kanë mbërritur për të në zyrat e klubit të Çelsit. E përditshmja londineze ”Evening Standard” ka bërë të ditur se pronari i ri i Çelsit, Tod Bohli, ka planifikuar këtë javë një takim me sulmuesin shqiptar. Trajneri Tomas Tuihel ka bërë të qartë se nuk do të japë një vendim për futbollistin nëse do e lejojë të largohet apo jo pa e parë nga afër në fazën përgatitore, ndërsa pronari i ri i klubit dëshiron që të shohë edhe ai nga afër futbollistin dhe të mësojë më shumë rreth tij duke komunikuar direkt me të dhe përfaqësuesit e 20-vjeçarit.


Shoferët e rinj të mos kalojnë shpejtësinë 80 km/h”…Bëhen gati ndryshimet e papritura të kodit Rrugor

Propozohen ndryshime të reja të Kodit Rrugor. Në nismën ligjore të depozituar në Kuvend, Qeveria Rama propozon që patentat për drejtuesit e mjeteve nga 10 të bëhen në 15-vjeçare për moshat 18-70 vjeç. Ndryshime të tjera të propozuara lidhen dhe me drejtuesit e rinj të automjeteve të cilët brenda 3 viteve pas marrjes së patentes se klasit “A” dhe “B” nuk duhet të lejohen të tejkalojnë shpejtësinë prej 80 km/orë në autostrada dhe 70 km/orë në rrugët interurbane kryesore. Kodi Rrugor kërkon 84 vota për tu miratuar, ndërkohë që PS-ja dhe PSD-ja kanë sot në Kuvend 77 vota, çka do të thotë se do të duhen edhe shtatë vota nga e djathta që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi. Kodi Rrugor, u ndryshua për herë të fundit në Qershor të vitit të shkuar, ku pjesa më e madhe ishin tek rritja e vlerave të gjobave, të cilat u shumëfishuan.