Edmond Spaho: “Shqipëria në rrezik…protestën do ta drejtojnë shoqëria civile dhe akademikët

Sekretari për Integrimin Europian në PD, Edmond Spaho, ka folur për protestën e 7 korrikut. Spaho u shpreh se protesta nuk do të drejtohet nga një parti politike, pasi sipas tij, do të jetë shumë e gjerë se kaq. Shqipëria në rrezik’ është slogani i protestës, i cili tregon se është përtej PD-së. Momenti në të cilin ndodhemi ne si shoqëri është mjaft kritik. Kjo nuk është rrjedhojë vetëm e opozitës të marrë fatet e vendit në dorë, por e të gjithë qytetarëve.

Fakti që këtë protestë nuk do ta drejtojë një parti politike apo opozita, por pjesë e saj do të jenë shoqëria civile, bota akademike, segmente të tjerë që janë të interesuar që vendi të ndryshojë, është në favor të kësaj që shpjegova më sipër’.

Kam theksuar se në bazë nuk ekziston ajo ndarje që kemi në grupin parlamentar, ku mesa duket do të dojë më shumë kohë të gjenden gjuha e bashkëpunimit. Në bazë po kthehemi në gjendjen ku të gjitha strukturat funksiononin në mënyrë harmonike. Protesta, si një armë e përhershme e PD, i ka shtrirë edhe më tej urat e komunikimit’, tha Spaho. /A2

Advertisement