Policia bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 879 shoferë,4 prej tyre iu heq patentën…

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 4 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 879 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 320 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.


Janë vendosur 172 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 144 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 199 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.