Ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria/ Bëhuni gati për rrebeshe dhe vranësira….

Depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës drejt vendit tonë do të sjellë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, herë pas here rrebeshe shoqëruar me mini -stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara priten stuhi breshëri.Sipas Meteoalb, nuk do te mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Megjithatë motit mbetet i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, KU pritet vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën herë pas here mini-stuhi ere dhe breshëri. Më të dendura shirat do të jenë në orët pas mesditës. Gjatë natës do të ketë përmirësim gradual i motit.


Maqedonia e Veriut

Edhe territori i MV do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominnate përgjatë 24 orëshit. Në shumë zona shirat do të jenë në formë shtrëngatash. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në MV, kjo situatë meteorologjike do te na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet ndërprerje e shirave.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje, do të përfshihen nga vranësira, rrebesheve të shiut ku herë pas here do të jenë me intensitet të lartë shoqëruar me stuhi të forta ere. Gjithashtu, vranësira dhe shira konvektivë do të ketë në Europën Lindore dhe rajonin e Balltikut ndërsa pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Sikur të bije në koma në shkurt të vitit 1991 dhe të zgjoheshe sot, nuk do besoje që ka ndryshuar koha…

Nga Jonila Godole

Pa shaka! Sikur të bije në koma në shkurt të vitit 1991 dhe të zgjoheshe sot, nuk do besoje që ka ndryshuar koha, sepse:

– Të njëjtët drejtues të lartë në kabinetin qeveritar (po ato emra e mbiemra të rrethit familjar si të nomenklaturës); në akademi të shkencave; në universitete; polici; drejtësi, etj.

– E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues e të njëjtën retorikë.

– i vetmi ndryshim është se PD në 1990-ën frymëzonte, kurse sot aksioni i saj politik është reduktuar në parrulla anakronike të luftës ndaj “armikut“, me të cilin kanë bërë pakte sa herë u është dashur. Asnjë strategji konkrete se si do ndryshojë menaxhimi i shtetit dhe i krizave nëse opozita merr pushtetin; si do rritet standardi i jetesës dhe do vendoset meritokracia; si do depolitizohet dhe bëhet e pavarur administrata që të mos uzurpohet më nga militantët partiakë, por nga individë të aftë që e fitojnë pozicionin e tyre në sajë të meritës e jo të shitjes familjare të votës.

– Të njëjtët politikanë përgjegjës për kapjen korruptive të drejtësisë dhe të shtetit gjatë tranzicionit, japin sot leksione demokracie!


– Askush nuk u shpall fajtor dhe nuk mbajti përgjegjësi për krimet e regjimit komunist dhe askush nuk mban përgjegjësi për krimet korruptive nga viti 1990 deri më sot!

Demagogjia dhe populizmi nuk do na çojnë askund, kush më mirë se ne shqiptarët nuk e di këtë. Duket sikur kemi ardhur vërdallë 31 vjet dhe jemi kthyer sot aty ku ishim në shkurt të vitit 1991: Te shpresa për një shtet demokratik, të cilën gabimisht e varëm te pardesytë e të së shkuarës.

Nuk zgjat shumë /Bordi e çon naftën 240 leke/litri

Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, ndryshoi sërish çmimet e shitjes së karburanteve në vend. Nafta ka pësuar rritje. Nga çmimi i vendosur në 7 korrik, ku do shitej jo më shumë se 235 lekë/litri, sot vendoset të shitet me 240 lekë/litri. Rritje ka pësuar edhe benzina e cila nga 227 lekë/litri, sot vendoset të shitet me 233 lekë/litri. Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.


🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Monitorim me makina inteligjente dhe radarë/ Policia Rrugore iu heq patentë 53 shoferëve dhe vendos 2039 gjoba në 24 orë

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur 11 makinat inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarët automatikë, kamerat, aparatet fotografike, dronët, dronët “edukues” dhe patrullat në lëvizje me mjete të paloguara, të cilat po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 53 leje drejtimi, 44 prej tyre, për shpejtësi që varionin nga 169 km/h deri në 176 km/h; 4 leje, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur dhe 5 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 1 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi. Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:

٠923 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

٠511 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

٠201 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;


Policia e Shtetit, nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë,

si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kriza çmend 45-vjeçarin/ Vjedh në minierën e qymyrgurit në Mborje-Drenovë, një pjesë rripi të transportierit…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në minierën e qymyrgurit në Mborje-Drenovë, një pjesë rripi të transportierit, i cili iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Biznes me emigrantë/ Arrestohet 22-vjeçari nga Korça ,iu kapen 2 emigrantë gjatë…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri 180”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Q., 22 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Bënte namin” me iPhone 13 ProMax kontrabandë/Policia mësyn në dyqanin në Tiranë dhe arreston administratorin…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi në dyqanin e tij tregtonte telefona iPhone 13, të cilët ishin futur në Shqipëri në rrugë ilegale. Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar 27 aparate celularë iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Phones”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar. Vihet në pranga administratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”.

Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:


– K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.