Ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria/ Bëhuni gati për rrebeshe dhe vranësira….

Depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës drejt vendit tonë do të sjellë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, herë pas here rrebeshe shoqëruar me mini -stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara priten stuhi breshëri.Sipas Meteoalb, nuk do te mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Megjithatë motit mbetet i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, KU pritet vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën herë pas here mini-stuhi ere dhe breshëri. Më të dendura shirat do të jenë në orët pas mesditës. Gjatë natës do të ketë përmirësim gradual i motit.


Maqedonia e Veriut

Edhe territori i MV do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominnate përgjatë 24 orëshit. Në shumë zona shirat do të jenë në formë shtrëngatash. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në MV, kjo situatë meteorologjike do te na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet ndërprerje e shirave.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje, do të përfshihen nga vranësira, rrebesheve të shiut ku herë pas here do të jenë me intensitet të lartë shoqëruar me stuhi të forta ere. Gjithashtu, vranësira dhe shira konvektivë do të ketë në Europën Lindore dhe rajonin e Balltikut ndërsa pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.